osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish-brekgrisurit milioner… tregtarë “rrenash” me shumicë!

Ish-brekgrisurit milioner… tregtarë “rrenash” me shumicë!

 Nga Anri Bala

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, sinqerisht po na bindin, se ose kanë pirë ndonjë dozë qetësuesish të rrezikshëm, ose nuk i kanë pirë ilaçet, pas prekjes nga sëmundja e “tmerrit nga drejtësia”!

Monika, e tmerruar për plaçkën që ka grabitur pa e fshehur, së bashku me bandën “LSI në veprim”, guxon dhe tallet me qytetarët, duke deklaruar me një pafytyrësi të pashoqtë, se kishte folur me Mogherinin, që të “ndërhynte” tek Rama për të liruar piromanët e “ligjshëm” dhe Mogherini si e “shitur” tek Rama, nuk e kishte “dëgjuar” dhe “gënjeshtra” nuk u realizua.

Kjo është vërtet mjeshtre e mashtrimeve prej të marrësh, sepse të mendosh se mund t’i tregosh përralla Shefes së Punëve të Jashtme të BE-së, për drejtësinë e kapur, e thënë nga ajo, që zgjedhjen e prokurores së re e “festoi” me hedhje çizmeje, britma e klithma në parlament, nga frika se i’u largua “eunuku” i saj Adriatik Llalla, është një provë e sigurtë se “zonja hajdute”… ka probleme mendore.

Megjithatë, një këshillë për Çizmen që “kutërboi” vendin: Kënaq veten me gënjeshtra dhe jo kuksianët, sepse nuk je fajtore se Mogherini nuk të “dëgjoi” ty, që shquhesh për politikane e nivelit të lartë të diplomacisë së turmave, bashkë me kalamajtë e kopshtit pa drekë, që ju ndërron pelenat sa herë lagen në parlament.

Por na vjen keq, se ta futi dhe Luli, që kishte folur përpara teje me “miqtë” e tij gjerman, për kuksianët që i kishte burgosur Rama bashkë me Kryeprokuroren, vetëm se kishin djegur e grabitur, pak fare, 6 milion euro pasuri të një subjekti privat.

Sigurisht sipas Lulit, që shikon ëndrra me sy hapur dhe i beson vetëm ai, edhe gjermanët u “skandalizuan” me arrestimet e protestuesve natën dhe kishin arsye, se në gjermani, shkelësit e ligjit i arrestojnë ditën për diell, bile i lajmërojnë përpara, madje lënë edhe takim, se kur janë gati ato për t’i arrestuar, ndërsa kur kanë arsye të fortë, edhe sikur të kenë vrarë… dënohet viktima.

Problemi është se gjermanët, edhe ato që e kishin mik e flirtonin nganjëherë me të, u habitën se sa shumë kishte ndryshuar, e gati nuk po e njihnin dhe e pyetën, se cilën parti përfaqësonte tani ai, atë të ekstremit të majtë… komunist?!

Kur ai u përgjigj, se nuk kishte ndërruar akoma “shtrat” dhe ishte përfaqësuesi i së djathtës, ato shqyen sytë dhe u bindën, që edhe ky i mjerë kishte shkuar me të shumtit, nga frika e atyre zhvillimeve që po ndodhin në Shqipëri, përderisa nuk di as vetë se kush është.

Kurse gënjeshtrën qesharake, se gjermanët e përkrahën për lirimin e kuksianëve, nuk u vuri re askush, sepse tashmë e njohin të gjithë, se është një mashtrues, që gënjen edhe veten e tij, kur nuk ka cilin të gënjej.

Përfundimi është, se të dy politikanët e “mëdhenj”, dikur brekëgrisur, sot milioner, që janë “shpresa” e popullit, e që  janë bërë “njësh me fukarain”, atë që e kanë rrjepur si hiena, do shërohen nga fobia e drejtësisë, por pasi të kenë dorëzuar milionat, vilat dhe sarajet, që kurrë nuk i përmendin, e për t’ia kthyer popullit, që e duan aq shumë dhe populli do i dojë edhe më shumë, kur të kthehen në identitet, pas burgut… si kamarierë.

Nëse nuk e dini, Moni ka qenë kamariere tek Bar-Kafe “Roma”, para se Likja të kërcente në politik, po ashtu sikurse Luli, që ka qënë kamarier në aeroport, para se të katapultohej si përkthyesi-spiun i kaskave blu anti muslimane, që lejuan të pushkatohen në sy të tyre qindra boshnjak./Tellalli