osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish-anëtari i KLD-së që kërkon ndryshimin e ligjit të Vetingut i përfshirë në korrupsion, jo bashkëpunues

Ish-anëtari i KLD-së që kërkon ndryshimin e ligjit të Vetingut i përfshirë në korrupsion, jo bashkëpunues

Gjyqtari i Apelit në Durrës Tritan Hamitaj, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të dërgojë për ndryshim në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vetingut, dyshohet se është përfshirë në veprime korruptive si dhe ka abuzuar me detyrën.

Ky është konstatimi i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në një raport që ka hartuar për llogari të Komisionit të Vetingut, i cili e ka shkarkuar gjyqtarin nga detyra, me shumicë votash, në shtator të vitit 2020. Hamitaj e kundërshton këtë vendim në Kolegj, ndërsa kërkon edhe ndryshimin e ligjit të Vetigut.

“Disponohen të dhëna…ku për subjektin e rivlerësimit Tritan Hamitaj ngrihen dyshime për përfshirje në veprime korruptive dhe abuzim me detyrën, në disa procese gjyqësore. Në informacionin e përcjellë nga autoritetet verifikuese, rezulton se, për përfshirjen e shtetasit Tritan Hamitaj në veprimtari të kundra ligjshme janë informuar edhe organet kompetente.

Informacionet që disponohen për subjektin e rivlerësimit Tritan Hamitaj vlerësohen për aktualitetin e tyre, për një periudhë relativisht të gjatë kohë në më shumë se një rast… Sa më sipër, grupi i punës rishikoi konstatimin financiar për kontrollin e subjektit të rivlerësimit z. Tritan Hamitaj dhe konstatoi pa përshtatshmërinë tij për të vijuar ushtrimin e detyrës”, thuhet në raport.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk është shprehur për këtë raport, nëse qëndron apo jo, pasi ky komision e ka shkarkuar gjyqtarin nga detyra vetëm për kriterin e pasurisë.

Në vendimin e shkarkimit thuhet gjithashtu se gjyqtari nuk ishte bashkëpunues gjatë procesit të Vetingut si dhe ka bërë ‘deklarime kontradiktore gjatë procesit administrativ, duke iu përgjigjur në mënyra të ndryshme pyetjeve të njëjta të drejtuara nga Komisioni’. Ky qëndrim i ka rënduar më tej pozitat e gjyqtarit.

“Subjekti i rivlerësimit ka cenuar qoftë edhe vetëm me këtë mënyrë sjelljeje besimin e publikut te një funksionar i drejtësisë, i cili duhet të karakterizohet nga sjellja e denjë, serioze dhe e sinqertë, jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe gjatë zbatimit të detyrimeve të tij përgjatë këtij procesi”, thuhet në vendim.