Lodra fëmijësh të mbuluara me pluhur duken mes rrënojave në qytetin e shkatërruar nga lufta të Irpin në periferi të Kievit. Por nuk ka shenja të fëmijëve që luanin me to, apo të banorëve që popullonin dikur pallatet e djegura të goditura nga artileria ruse.
Kështu duket Irpin, apo ajo që ka mbetur prej tij, disa ditë pasi forcat ukrainase rimorën kontrollin nga rusët. Pas ditësh bombardime qyteti është tani në qetësi, por zona vijon të konsiderohet ekstremisht e rrezikshme për civilët. Luftimet në zonat e afërta vijojnë dhe qyteti mbetet në rrezen e artilerisë ruse.
Shumica e banorëve janë larguar, dhe ata pak që shihen në rrugët e shkretuara të qytetit fantazmë janë të ndarë mes lumturisë për çlirimin e tij. “Kur kuptuam se rusët kishin ikur dhe qyteti ishte çliruar ndjemë gëzim përtej imagjinatës…”, thotë Lila Ristich. “Ishte shumë e frikshme.
Kisha frikë se rusët do të vinin për të na ekzekutuar. Nuk largoheshim dot pasi qëllonin gjatë gjithë kohës që nga dita e parë. Ishte e tmerrshme kur shtëpia jonë u qëllua… Një familje e tërë, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, është varrosur këtu pasi u vra nga rusët”.
Punonjësit e shërbimeve të emergjencës po shfrytëzojnë këtë periudhe qetësie, për të mbledhur trupat e të vrarëve të mbetur nëpër rrugë. Vazhdon gënjeshtra dhe terri informativ sipas kryebashkiakut 200 deri në 300 civilë dhe 50 ushtarë janë vrarë në konflikt. Autoritetet thonë gjysma e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar plotësisht.