Mëngjesin e sotëm efektives së forcave Shqiponja, Blerta Dervishi iu komunikua pezullimi nga detyra, për shkak se protestoi në mbrojtje të banesës së saj në zonën “Petro Nini”.
Mirëpo si për ironi të fatit, Blerta ka qenë mikeshë e ngushtë me efektiven Ina Muka, e cila u dëmtua nga kapsollat gjatë protestës së dhunshme të banorëve të Astirit.
Foton e dy efektiveve e ka publikuar nga një militant i PD-së Isa Myzyraj i cili shkruan: Dy “Shqiponjat”, dy realitete, dy bote, dy Shqiperite, dy histori te dhimbshme.
Per te paren shteti u ngrit ne kembe, madje shkoi deri tek Erdogani, per te dyten, ehh e dyta, paska pasur fat te keq e gjora. Pa shtepi e pa pune.