Pyetjes së Belind Këlliçit se a mundet të thotë dikush nga paneli i të ftuarve në “Opinion” ndonjë akuzë për drejtuesit e qarqeve për fushatën e zgjedhjeve të 2025-ës të PD-së, i është përgjigjur Iris Luarasi.
Analistja i ka kujtuar artikujt kur Mziu ishte kryetar i Bashkisë së Kamzës, për të cilin ka thënë se është i akuzuar për shpërdorimin e postit për afera seksuale.
Belind Këlliçi: A mundet dikush të më thotë një akuzë të vetme për korrupsion për 1 nga këto 12 emra?
Iris Luarasi: Ta sjell unë tani. I ke lexuar artikujt për “shamikuqen” kur Xhelal Mziu ishte kryetar i Bashkisë së Kamzës? Apo nuk ke lexuar gjë ti se nuk ke qenë në Shqipëri në atë kohë? Nëse i ke lexuar, është një person i akuzuar për shpërdorimin e postit për afera seksuale. Ky është lajm i të gjitha gazetave.
Belind Këlliçi: E vetmja kritikë për listën ishte një artikull për Mziun, për fat e pashë telefonin dhe ma rikthyen në kujtesë, është vërtetuar që artikulli ka qenë i sponsorizuar dhe i paguar nga rivali i Mziut, Rakip Suli.
Iris Luarasi: Prandaj ajo zonja mori azil politik dhe u zhduk nga Shqipëria se ishte i lajm paguar.
Këlliçi ështe ne gjumë në autobuz sepse Mëziu ështe nen hetim nga SPAK përseri sot.
Xhelal Mziu me 2 Qershor 2024 është thërritur në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me disa tendera në kohën që drejtonte bashkinë e Kamzës. Prokuroria ka dyshime se dhënia e këtyre tenderave të jetë bërë në mënyrë abuzive.
Mësohet se Mziu ka dhënë sqarime përballë prokurorit të Posaçëm, Elvin Gokaj, në lidhje me disa tendera për pastrimin e qytetit.
Menjëherë pas daljes deputeti ka thënë: “Isha në SPAK ku u pyeta si person qe ka dijeni në lidhje me një kallëzim për disa tendera për pastrimin e qytetit në vitin 2019”.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Mziu paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pasi është paraqitur edhe më 27 korrik 2022.