osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Investimet, rritje rekord. Në 3 muaj, 283 milionë euro

Investimet, rritje rekord. Në 3 muaj, 283 milionë euro

Investimet e huaja direkte u rritën me 61.6% në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë raportoi se në periudhën janar-mars kompanitë e huaja investuan 283 milionë euro në ekonominë shqiptare ose 108 milionë euro më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2017.

Të dhënat historike tregojnë se ky është niveli më i lartë i investimeve të huaja direkte të regjistruara në tremujorin e parë që nga viti 2008.

Banka nuk i ka publikuar të dhënat e detajuara se në çfarë sektorësh janë investuar këto para’, por vitet e fundit pjesa më e madhe e investimeve nga jashtë, mbi 60% e tyre, kanë qenë të përqëndruara në sektorin energjetik.

Përfundimi i pritshëm i gazsjellësit transadriatik dhe kaskadës së Devollit ka ngritur shqetësimet se investimet e huaja mund të ngadalësojnë duke filluar që nga ky vit. Madje, sipas Bankës Botërore, ulja e pritshme e investimeve do të ngadalësojë edhe rritjen ekonomike në 3.6% për 2018 nga 3.9 që ishte një vit më parë.

Por, të paktën në tremujorin e parë, sipas Bankës së Shqipërisë, investimet kanë shënuar rritje të lartë.

Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare arritën kulmin në vitin 2016, kur regjistruan shifrën 942 milionë euro, ndërkohë që vitin e kaluar shënuan një rënie të lehtë./Top Channel