osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

INVESTIGIMI/ Lobisti i PD në prag arrestimi. Basha në SHBA për të mbuluar gjurmët. “New York Times” citon emailin e Muzin: “Duhet të bëjmë shumë kujdes”!

INVESTIGIMI/ Lobisti i PD në prag arrestimi. Basha në SHBA për të mbuluar gjurmët. “New York Times” citon emailin e Muzin: “Duhet të bëjmë shumë kujdes”!

“Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”. Këto janë fjalët e Nick Muzin, lobisti kryesor i Bashës në SHBA, i cili prej disa muajsh është nën hetim dhe pret në ditët në vazhdim arrestimin nga ana e FBI.

Ky citim i raportuar nga “New York Times” në muajin maj, përmbledh në vetvete vetë dramën personale që po përjeton ish-shefi i stafit të senatorit Ted Cruz, loja e të cilit me rusët dhe katariotët i ka krijuar telashe të mëdha atij vetë dhe kompanisë së tij të lobimit, “Muzin Capitol Partnes”.

Kërkesa e Muzin për kujdes i drejtohet një bashkëpunëtori të tij të ngushtë, edhe ai nën hetim, mbi dyshimet se lobisti favorizoi vjedhjen e të dhënave kompiuterike, për të goditur kundërshtarët e Emiratit të vogël të Katarit, aktualisht nën embargo nga fqinjët e tij për shkak të provave se ka financuar organizata terroriste në Lindjen e Mesme.

“New York Times” siguroi këtë transkript si pjesë e një dosje hetimore, të siguruar prej saj, raporton lexo.al.

Kontrata e Muzin me Katarin, ashtu si në rastin e PD, përveçse përmban shumë elementë të paqartë, nuk është deklaruar plotësisht në Departamentin e Drejtësisë dhe shumat nuk korrespondojnë.

Ironikisht, ndonëse ka prova të qarta për lidhje të Muzin me nivelet më të larta të qeverisë ruse, si dhe për favorizimin e mundshëm të organizatave terroriste, ajo që mund ta çojë atë në burg fillimisht janë provat për evasion fiskal.

Historia e 500 mijë dollarëve të përfituara nga ana e PD, në këtë pikë mund të rezultojë shumë e dëmshme për Muzin, i cili në deklarimin paraprak në Departamentin e Drejtësisë (shih Foreign Agents Registration Act), në muajin mars (2017), deklaroi vetëm 25 mijë dollarë me prejardhje nga PD.

Në vijim, në muajin nëntor, jashtë afateve të deklarimit, ai korrigjoi vetdeklarimin, duke treguar se kishte përfituar në të vërtetë 500 mijë dollarë, për të bërë fushatë për llogari të PD.

Megjithatë, shuma nuk u pagua nga PD, por nga “Biniatta Trade”, një kompani fantazmë, që përdori fonde të depozituara në parajsat fiskale, nga pronarë rusë, njëri prej të cilëve, një oligark me lidhje të provuara me Kremlinin zyrtar dhe i përfolur edhe në mediat amerikane, si i përfshirë në skandalin Deripaska-Manafort.

Në këtë moment shumë delikat për Nick Muzin, si dhe kompaninë e tij të lobimit, Lulzim Basha është duke realizuar një vizitë zyrtare në SHBA, duke siguruar një ftesë të paparalajmëruar, për të qenë folës në një konferencë të mbajtur nga një institut (Hudson), në lidhje e sfidat kryesore të NATO-s në ditët e sotme.

Kjo konferencë e një niveli të ulët, në fakt është shfrytëzuar nga Basha vetëm si një pretekst, për t’u takuar kokë më kokë me Muzin, i cili është aktualisht nën përgjim nga ana e FBI-së.

Vendosja nën përgjim si dhe kërkesa e Muzin për të qenë të kujdesshëm, e ka bërë të pamundur për Bashën, që drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndërmjetësve të tij, të bisedojë në distancë me lobuesin e diskretituar.

Problemi që bashkon Bashën dhe Muzin në këtë moment është i njëjti. Prejardhja e fondeve të paguara për fushatën e PD nga rusët dhe mosdeklarimi i tyre në kohë, si dhe nevoja për t’u koordinuar për të prodhuar një alibi të besueshme.

Urgjenca për mbylljen e kësaj çështje është e dyanshme. Basha dëshiron të bëjë të heshtë një aferë që mund t’i kushtojë rëndë në karrierën e tij politike, teksa Muzin shpreson të “lehtësojë” barrën e provave që FBI pritet të paraqesë së shpejti në gjykatë, me shpresën se mund të negociojë me autoritetet për të qëndruar jashtë burgut.

Pavarësisht nevojës së shpëtimit të fytyrës, brenda Partisë Demokratike jo të gjithë kanë përkrahuar këtë “mision” personal të Lulzim Bashës.

Ditën e sotme, në mënyrë të habitshme, portali i lajmeve “Lapsi”, i cili ka një linjë të qartë editoriale pro-PD denonconte “Basha kapet ngushtë te Zëri i Amerikës. Nuk ka përgjigje për pagesat e lobimit”.

Ky artikull reflekton intervistën e mbrëmshme të Bashës për “Zërin e Amerikës”, ku ai refuzoi të përgjigjej në lidhje me aferën e lobimit katër herë radhazi.

Kjo vizitë e Bashës në Uashington vjen vetëm një muaj, pasi ai nënshkroi një kontratë të re lobimi, me një kompani tjetër, “Sonoran Policy Group”, e drejtuar nga Robin Townley, një ish-funksionar i lartë aktualisht nën hetim nga FBI për lidhjet e tij me Rusinë.

Kontrata e re, me vlerë 40 mijë dollarë, i paraprin arrestimit të mundshëm të Muzin, por edhe në këtë rast, Partia Demokratike duket se ka zgjedhur një tjetër person aktualisht nën hetim.

“Sonoran” drejtohet nga Robin Townley, zëvëndësi i Micheal Flynn, gjatë kohës së tij si këshilltar i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare.

Flynn u detyrua të jepte dorëheqjen pak javë pas marrjes së detyrës, pasi mediat amerikane provuan se ai kishte mbajtur disa takime të dyshimta dhe të padeklaruara me ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kislyak, në prag të fushatës elektorale.

Aktualisht, Flynn dhe Townley, ashtu si Muzin, janë nën hetim nga FBI, pasi ekzistojnë dyshimeve të forta për favorizimin e ndikimit rus në zgjedhjet presidenciale.

Pak kohë më parë, portali prestigjioz “Politico” bëri me dije se CIA refuzoi një kërkesë të Toënley, për t’u pajisur me një informacion “top sekret” në dispozicion të agjensisë, për shkak të dyshimeve rreth integritetit të tij.

Në kohën kur Townley paraqiti këtë kërkesë, ai ishte drejtor për Afrikën, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Nga sa lexohet në kontratën e nënshkruar me PD, zyrtarisht “Sonoran” është pajtuar për të ndihmuar demokratët që të hartojë një strategji kundër narkotikëve dhe kundër krimit të organizuar në vend, si dhe të lehtësojë aksesin e tyre në Kongresin Amerikan.

Megjithatë, ashtu si në rastin e kontratave të mëparshme me “Muzin Capitol” dhe “Stonington Strategies”, përshkrimi i punës mbetet tejet i vagullt dhe dyshime të qënësishme çojnë në përfundimin se kjo kompani e re fshihet pas një numri artikujsh të sponsorizuar nga PD gjatë muajve të fundit.

Këto artikuj kanë pasur si qëllim parësor që të dëmtojnë imazhin e vendit në muajt përpara marrjes së vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndonëse Partia Demokratike nuk është e vetmja forcë politike shqiptare e cila pajton lobues në Uashington, mbetet i pashpjegueshëm fakti që në çdo rast, kontratat e saj lidhen me persona të dyshuar nga drejtësia si agjentë rusë në SHBA.

Ndërkohë, investigimet e publikuara në mediat amerikane, implikojnë personat e përfshirë në aferat e lobimit të PD edhe me eksponentë të krimit të organizuar rus dhe persona të afërt të presidentit Putin, si oligarku Oleg Deripaska apo lobisti i diskretituar, Paul Manafort.

Manafort u arrestua në tetor të vitit 2017 dhe është aktualisht nën gjykim për lidhjet e tij me Rusinë, ndërsa Deripaska kërkohet prej drejtësisë amerikane.

Investigimi i “Mother Jones”, i publikuar në datën 6 mars, vetëm një ditë pasi Muzin u vendos zyrtarisht nën hetim, jep të dhëna të plota për këto lidhje të errëta të PD me Rusinë – https://www.motherjones.com/politics/2018/03/how-a-russian-linked-shell-company-hired-an-ex-trump-aide-to-boost-albanias-right-wing-party-in-dc/