osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Investigimi/ Artikulli i rremë pro PD-së promovohet dhe në shtypin nacionalist rus

Investigimi/ Artikulli i rremë pro PD-së promovohet dhe në shtypin nacionalist rus

Shtypi i opozitës (duke nisur që nga RD) publikoi 48 ore para protestes se 2 qershorit, me entuziazem të madh, një “artikull” në gjuhën angleze i dedikuar tërësisht Edi Ramës dhe kërcënimit që ai përfaqëson për integrimin europian të Shqipërisë.

Shkrimi është një riprodhim në gjuhën angleze i gjithë klisheve që propaganda e Partisë Demokratike po qarkullon prej muajsh edhe në mediat shqiptare.

Pra ky artikull as përpiqet sadopak të duket një prodhim gazetaresk (nuk citon asnjë burim, nuk shtron asnje argument te paraqitur nga qeveria, as nuk pasqyron asnjë pozicion të komunitetit ndërkombëtar, me përjashtim të atyre në favor të opozitës etj.) edhe pse opozita e paraqet si një artikull “të publikuar në mediat amerikane” pa saktësuar gjë tjetër.

Shqiptarja.com investigon dhe fare lehtësisht gjen këto fakte surprizë që po rendisim. Shkrimi me firmën e një farë “Ana L. Scheer” është publikuar në blogun ”citizentruth.org”, një faqe që mbledh shkrime të postuara nga qytetarë që vendosin të regjistrohen aty, pra nuk është një media. Dhe jo vetëm që nuk ekziston asnjë media amerikane që të ketë publikuar shkrimin, por nuk ekziston as autorja e tij.

“Ana L. Scheer” që në vetëprezantimin në blog paraqitet si një “analiste politike dhe eksponente e shoqërisë civile që ka publikuar në shumë media ndërkombëtare” në të vërtetë nuk ka publikuar asgjë, veç dy shkrimeve të tjera në gjuhën angleze gjithnjë në mbështetje të betejave të opozitës shqiptare të publikuar në një blog tjetër që quhet “off-guardian.org”, të gjithë të ripublikuar menjëherë në mediat e opozitës shqiptare si të ishin zëri i mediave amerikane.

“Analistja” Ana L. Scheer, pra, në të gjithë jetën e saj ka publikuar vetëm 3 shkrime të dedikuara plotësisht mbrojtjes së Lulzim Bashës. Eshtë e qartë që kemi të bëjmë me një profil fake të shpikur në mbështetje të PD-së.

Por akoma më i çuditshëm është fakti se emri i “Ana L. Sheer” shfaqet edhe në një blog filorus me informacione alternative qe quhet “Russia News Now”, te botuar ne adresen “therussophile.org”, ku është publikuar edhe një nga 3 shkrimet e saj kundër Edi Ramës dhe në favor të opozitës shqiptare, qe ka dale mes te tjerave edhe ne faqen zyrtare te LSI. Mbtetet misteri i përsesë një profil fake pro-PD ka gjetur hapsirë pervec se ne mediat opozitare shqiptare, edhe në një website nacionalist rus./Shqiptarja.com