osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Intervistë me Mandelën shqiptare Daut Gumeni: Ju tregoj tmerrin që kapi pushtetarët e lartë në “21 Janar” që dhanë me urgjencë urdhrin për të vrarë protestuesit

Intervistë me Mandelën shqiptare Daut Gumeni: Ju tregoj tmerrin që kapi pushtetarët e lartë në “21 Janar” që dhanë me urgjencë urdhrin për të vrarë protestuesit

Ish-anëtari i Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, njëherësh përfaqësuesi i klasës së të Përndjekurve Politikë dhe poeti i njohur, Daut Gumeni Daut Gumeni ka kaluar vitet më të bukura në burg. Hyri 24-vjeçar dhe doli kur i kish kaluar të 50-at.

Kaq shumë vite që i kaloi nga njëri burg në tjetrin, brenda qelive të ftohta dhe telave me gjemba, ku gjithsesi gjallonte një mikrokozmos me personazhet dhe historitë e veta, më së shumti të dhimbshme, por ku nuk mungonte edhe ndonjë buzëqeshje apo dashamirësi e shprehur nën zë. Sot ka komentuar situatën politike në vend, ku demokratët e tipit Sali Berisha duhet të përgjigjen par drejtësisë për krimet e tyre dhe të baskëpunëtorëve.

Ai ka ndalur theksin tek deklaratat e bëra pak ditë më parë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili paralajmëroi “ditë të zeza” për të korruptuarit dhe situatën në të cilën ndodhet ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë një interviste zoti Gumeni tregoi tmerrin që kapi pushtetarët e lartë në “21 Janar” që dhanë me urgjencë urdhrin për të vrarë protestuesit në vitin 2011, teksa zbuloi se dosja “CEZ-DIA”drejt përfundimit të hetimeve dhe se sipas tij, jgati të priten “fletë-arrestet”. Po ashtu, shkrimtari i njohur theksoi pse Sali Berisha po shtyn me forcë SPAK që ta çojnë pas hekurave.

-Zoti Gumeni, Altin Dumani tha se Ilir Meta dhe Edi Rama janë nën hetim nga SPAK dhe konfirmoi se drejtësia e re nuk pyet për emra, si i komentoni këto deklarata?

Z. Altin Dumani pohoi që SPAK-u ka në duar shumë dosje hetimore, por mua nuk më duket se përmendi emra të përveçëm. Ca emra qenë në pyetjen e gazetarit, kurse z. Dumani u përgjigj si profesionist dhe ndaj nuk e dëgjova të zinte në gojë emra para kohë, sepse është prokuror dhe ruan veçantinë e hetimeve e nuk merret me gazetari.

– Apeli i Posaçëm e la ish-kryeministrin sërish në arrest shtëpie, çfarë do të ndodhë tani me Berishën? Si e shihni mënyrën që ka zgjedhur për t’u përballur me SPAK?

Ish-presidenti e ish-kryeministri, Sali Berisha po bërtet përditë nga papafingoja e pallatit privat, a thua se mezi po pret që ta shtyje drejtësinë të zbatoje ligjin përkatës e ta shpjerë në izolim më të plotë. Kjo mbase nga që po e sheh se dhe përkrahësit e tij më të zjarrte po i firojnë nga dita në ditë, se po bëhen me dhimbje qafe duke parë përpjetë në rrugicën e ngushtë me shumë emra. Vetë mënyra që ka zgjedhur për të akuzuar edhe SPAK-un si “organizatë kriminelë”, më duket se nuk është as politike e jo më juridike.

Duket sikur i kujtohen kohët e arta si sekretar fanatik i Partisë së Punës, kur drejtonte Format e Edukimit dhe frynte bulcinjtë me citate të mësuara përmendesh nga Shënimet e Agjitatorit… Punë për të nese nuk i del kurrë ai mall, por unë nuk arrij ta marr vesh ç’e ka gjithë atë vrull për të ndihmuar ai vetë hetimet e drejtësisë se re…

– Nga ana tjetër të ndalemi pak tek qasja dhe skemat e dhunës që po aplikon grupi i Bardhit dhe Berishës në Kuvend dhe komisione, çfarë duan të tregojnë me këto skena kaosi?

Grupi parlamentar i kokolepur aq keq me këmbët e veta duke rendur sa nga udhëheqësi i plakur e tek kamerieri i tij kozmetik, që u kthye në heretik për punë sekondash, na japin një shfaqje të shëmtuar sikur duan të mbrojnë parlamentarizmin duke sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë me shprese se ashtu do të mund të sigurojnë një vend në listat e zgjedhjeve të ardhshme, në mos tek njëri kryetar tek tjetri, prapë nuk duket se po ia dalin dot të bashkojnë as dy copa PD-je , madje nuk kanë arritur ende as të shkojnë të bashkuar për të dëgjuar me kokë përpjetë si pulat kur pinë ujë në logoren që u lëshon së sipërmi udhëheqësi i tyre “i pafajshëm” i mbyllur në ‘arrest shtëpie’…

Me kaosin që krijojnë në Kuvend, këta lloj deputetesh me duket se me tepër dëmtojnë opozitën se qeverinë. Me atë furtunë në gotë po bëhen gazi i botës, sepse kaosi që duan të shpien në Kuvend është kaosi që ka përfshire me kohë vetë radhët e tyre, kaos që po e lë vendin pa opozite të vërtetë. Keta mullakë e çitakë pa personalitet e pa një fije dinjiteti, duket se shpresojnë që me atë kaos, me tymnaja shumëngjyrëshe e me bilbila llamarinë duan të na thonë se kanë shkuar në Kuvend të ngarkuar me kaos për të zgjidhur ashtu ca halle vetjake e jo për të pakur me ligje e me alternativa reale hallet e fukarenjve që i kanë zgjedhur deputetë.

– Një zhvillim të rëndësishëm së fundmi ka patur dhe për aferën “CEZ-DIA” që rrezikon të çojë pas hekurave shumë zyrtarë të lartë. SPAK mori në pyetjet gazetarin që intervistoi gruan e Kastriot Ismailajt, e cila me deklaratat e saj ka fundosur Ilir Metën, mendoni se kjo dosje do të shkaktojë “tërmet” në politikë?

Me marrjen në pyetje të gazetarit që ka intervistuar dikur zonjën Ismailaj, SPAK-u mbasë është në përfundim të hetimeve për aferën ‘CEZ-DIA’. Por se cilët do të jenë të akuzuar për ate aferë milionëshe në dëm të buxhetit te shtetit, atë do të na e thotë SPAK-u kur të përcjellë për ne gjykate dosjen hetimore.. Ndaj mendoj se nuk bëjmë mirë të ngutemi për të folur para kohe në gazeta, aq me pak në emër të organeve përgjegjëse të drejtësisë së reformuar. Le t’i leme ato “tërmetët” e “bombat” gazetareske në duar të atyre organeve që kanë dhe tagrin edhe aparatet përkatëse për t’i ndierë me kohë e për t’ua matur dhe shkallët.

– Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt nëse dosja e “21 janarit” do i kalojë SPAK? Mendoni se kjo aferë do të zbardhet?

Qe vendimi i Gjykatës se Larte me datën 27 shkurt lidhur me çështjen e vrasjeve shtetërore të atij 21 janari të kobshëm e kriminal, pritet të jetë ai që duhet, kjo nuk do të lehtësojë ca dhimbjen e familjarëve të të vrarëve me armët e Gardës se Republikës, armë që Garda i ka për të ruajtur e jo për të marrë jetën e qytetarëve të vet, por do të gëzonte të gjithë qytetarët e këtij vendi me lajmin e mirë që me ne fund, drejtësia jonë e rekrutuar nga pushteti politik do të ngjallet vërtet e do të shpjerë aty ku i kanë bërë vendin vetes të gjithë të pandëshkueshmit e këtij tranzicioni të nëmur e të shpifur. Dhe kjo e vërtetë që pritet, nuk ka nevojë fare për pohimin tim.

Sepse hetimi me rrënjë e me kurajo qytetare e profesionale i atij krimi shtetëror, kryer në mes të ditës e në mes të pallateve te pushtetit… kryer nga pushtetarë të korruptuar e të trembur mos u humbte pushteti nga një demonstratë e qytetarëve të revoltuar, do të jetë prova e parë e madhe dhe e vërtetë për ngjalljen e drejtësisë sonë të mercenarizuar aq keq deri dje nga politika. Le të shpresojmë sëbashku që nga hetimi i thelluar i krimit shtetëror të ‘21 janarit’ do të dalin në shesh si autorët edhe urdhëruesit e vërtetë të atyre vrasjeve pushtetarë. Sepse atëherë nuk besoj se pushtetarët tanë të korruptuar e të inkriminuar nuk do të kenë pse të akuzojnë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ato vrasje, me të cilat janë mburrur aq shpesh faqe shqiptarëve e faqe botës, gjithnjë të fshehur si frikacake pas pandëshkueshmërisë. Intervistoi: Rigels Seliman