Në një intervistë ekskluzive për të përditshme e lajmeve Free Press dhe portalin IBNA ( Independent Balkan News Agency) kryeministri Rama ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon, në aspektin politik.
I ndodhur në Londër, aty ku mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor Rama foli për procesin e integrimit të vendit në BE, duke u ndalur në datën e fillimit të negociatave, takimin që pritet të ndodhë mes tij dhe kryeministrit grek Alexis Tsipras, ku do flasin për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet, çështjen e emrit të ri të Maqedonisë dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.
Intervista e plotë
Spyros Sideris: Zoti kryeministër, cilat janë pritshmëritë tuaja në rrugën e Shqipërisë drejt BE?
Rama: Është një proces në vazhdimësi… Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në nisjen e negociatave. Kemi marrë vetëm datën për hapjen e negociatave, të cilat do zhvillohen vitin e ardhshëm, por kemi hyrë edhe në një proces të rëndësishëm të fazës analitike, që është faza që fillon pas fillimit të negociatave. Është një zgjidhje pozitive përmes së cilës nuk duhet të çojmë dëm as një minutë dhe duhet t’i përdorim këto 12 muaj për procesin analitik.
Spyros Sideris: Pas marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani jemi duke pritur marrëveshjen e miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kur është takimi juaj me Kryeministrin Alexis Tsipras?
Rama: Besoj se ky takim do mbahet së shpejti.
Spyros Sideris: Çfarë prisni ju në lidhje me zgjidhjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
Rama: Zgjidhjet që kemi parë mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zgjidhja mes Shqipërisë dhe Greqisë janë një tregues i qartë se kur ka vullnet, ka një mënyrë për t’ja dalë Përkundër faktit se zgjidhja midis Serbisë dhe Kosovës nuk është dhe aq e lehtë për të arritur, unë jam i bindur se do të ketë një marrëveshje shumë shpejt./ Intervista e marrë nga IBNA dhe Free Press, përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.