osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Intervista e Putin për gazetarin amerikan thyen rekorde! SHBA “zien” nga zemërimi: Carlson po konsiderohet “tradhtar” në Uashington

Intervista e Putin për gazetarin amerikan thyen rekorde! SHBA “zien” nga zemërimi: Carlson po konsiderohet “tradhtar” në Uashington

Intervista e presidentit rus Vladimir Putin për gazetarin amerikan Tucker Carlson, shkaktoi reagime të shumta në mbarë botën. Intervista e parë e presidentit rus me mediat perëndimore që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, e cila u publikua në mesnatë në rrjetin social “X” (ish-Twitter), u pa nga më shumë se 30 milionë njerëz në vetëm dy orë pas publikimit.

Qeveria ruse konfirmoi se Putini kishte kapërcyer bujarisht dyshimet e tij për mediat perëndimore dhe i dha Carlson-it një intervistë ekskluzive, ku ai foli për arsyet, të vjetra dhe të njohura tashmë, të sulmit ndaj Ukrainës, por edhe për Luftën e Tretë Botërore dhe Serbinë. Qytetarët e Ukrainës, të intervistuar nga “Kiev Post”, kanë reaguar me zemërim ndaj intervistës ende pa u publikuar. Megjithatë, përveçse fokusit në deklaratat e Putinit, vëmendje të veçantë mori edhe intervistuesi, i cili ka përfunduar në qendër të kritikave, jo pa arsye.

Deklaratat e Putin

Komentet e mediave të huaja lidhur me intervistën në fakt janë nga më të ndryshme. Kështu, “Politico” veçon këtë titull: “Putini i tha Tucker Carlson-it se lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda disa javësh.” “Nëse vërtet dëshironi të ndaloni luftën, duhet të ndaloni furnizimin me armë”, tha Putin, duke iu referuar ndihmës perëndimore për Kievin dhe shtoi: “Do të përfundojë brenda disa javësh”.

“Në një intervistë me Tucker Carlson, Putin thotë se Rusia nuk mund të mposhtet në Ukrainë”, është titulli i “Al Jazeera”. “New York Times” veçoi titullin: “Putini i bën thirrje SHBA-ve të ‘negociojnë’ Ukrainën në një intervistë me Tucker Carlson”. Nga ana tjetër, “Putin përdori Tucker Carlson për të fshirë dyshemenë e Kremlinit” shkruhet në titullin e revistës së famshme “Rolling Stone”. Për “Independent” dhe “BBC”, lajm i rëndësishëm është mundësia e lirimit të një gazetari amerikan të burgosur. Putin i tha Carlson-it se mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e gazetarit të burgosur amerikan Evan Gerškovi?. “Reuters” e përmblodhi intervistën me fjalët “Putini nuk do të sulmojë NATO-n”. “Putin i tha Tucker Carlson-it se Rusia nuk ka interes të sulmojë Poloninë apo Letoninë”, shkruan Reuters.

“Trajtimi VIP”

Që kur gazetari amerikan Tucker Carlson mbërriti në Moskë një javë më parë, ai është trajtuar si një personazh i madh. Media shtetërore ruse ndoqi çdo lëvizje të tij, duke e filmuar atë duke ngrënë mëngjes në një restorant elegant hoteli, duke ndjekur baletin Spartak në Teatrin Bolshoi dhe madje edhe në një supermarket.

Trajtimi “VIP” është veçanërisht tronditës sepse deri një vit më parë, Tucker Carlson ishte një nga yjet e lajmeve amerikane si spiker në Fox News. Dhe Vladimir Putin ka një tendencë për të ngacmuar gazetarët me përgjigje të pasinqerta për pushtimin e tij brutal të Ukrainës dhe shkeljet e panumërta të të drejtave të njeriut. Për kritikët e tij, megjithatë, Carlson nuk është aspak gazetar, ai është një propagandist, mbështetja e të cilit për regjimin e Putinit dhe përbuzja për Ukrainën mund të kenë pasoja shkatërruese pasi republikanët bllokojnë ndihmën për Kievin.

Zemërim në SHBA

Nga ana tjetër, “ulërimat e zemërimit” në SHBA kanë qenë shurdhuese. Disa, duke përfshirë ish-kongresmenin republikan Adam Kinzinger, e quajtën atë “tradhtar”, ndërsa Bill Kristol, ish-shefi i kabinetit të Dan Quay kur ai ishte zëvendëspresident i George W. Bush, tha se atij duhet t’i ndalohej rihyrja në SHBA.

Për vite të tëra, Carlson “ka ushqyer” ndjekësit e tij në media, kryesisht fansat e Donald Trump, me një përhapje të pafund të teorive konspirative dhe dezinformatave, fillimisht në Fox News dhe më pas në emisionin e tij në X. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin zgjodhi Carlson sepse “pozicioni i tij është i ndryshëm”.

Sigurisht që është. Dhe për regjimin e Putinit, paraqitja e Carlson në Rusi dhe popullariteti i tij mes mbështetësve të Trump nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë, pasi rezistenca ndaj ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën po rritet në Amerikë.