Gazetari Alteo Hysi, i cili drejton emisionin “Intervista’’ në ERTV dhe që ka shkaktuar disa herë shpërthime nga kritikët e kryeministrit Rama, ka mbyllur sot ciklin e Intervistave me kandidatët për kryebashkiakë të PS në 61 njësitë administrative. Intervista e fundit e Hysit pas një turi në të gjitha qytetetet e vendit, ka qenë me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që u transmetua në ERTV. Hysi pas intervistës së fundit, ka dhënë edhe mesazhin e tij për qytetarët e Tiranës, duke theksuar se Veliaj mbetet frymëzues për të rinjtë që duan t’ja dalin vetë dhe se çdo votë për të, është votë për gjeneratën tjetër!
Faleminderit @erionveliaj për kafen ☕️dhe bisedën e këndshme!🙏 Pazari i Ri, është një nga modelet rrezatuese, të punëve të bëra me energjinë dhe pasionin karakteristik të Lalit, i cili mbetet frymëzues për të rinjtë që duan t’ja dalin vetë. Çdo votë për të, është votë për gjeneratën tjetër!👌😊 #ERTVIntervista