Prej dy ditësh, PD ka ndërmarrë një fushatë denoncimesh ndaj biznesmenit Edmond Bego, i arrestuar disa ditë më parë nga autoritetet greke, si dhe eksponentëve të PS, të cilët janë akuzuar se i kanë siguruar mbrojtje politike personit në fjalë.
Por, CNA.al ka mësuar se shtetasi Edmond Bego i arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet greke, pritet të lirohet.
Burime për CNA.al nga zyra e avokatit të Edmond Beges bëjnë të ditur se Interpol Roma ka konfirmuar për Interpol Athinën dhe Interpol Tiranën se ndaj këtij shtetasi nuk ka asnjë çështje në Itali dhe për pasojë nuk është në kërkim nga asnjë agjensi e shtetit italian.
Kujtojmë këtu se deklarata e PD është përgënjeshtruar edhe ditën e djeshme nga Policia e Shtetit.