Interi vetëm barazim kundër Real Sociedad në “San Sebastian”. Baskët përfituan nga një gabim i Basonit, duke shënuar me Mendez pas vetëm katër minutave lojë në ndeshjen e grupit D në Champions League.
Për Interin nga minuta e parë e nisi edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares ishte më i miri në fushë gjatë 45 minutave të para, kjo sa i takon kilometrave të bëra.
Elbasanasi ka përshkruar 6.29 kilometra në pjesën e parë, duke qenë një “motorr” në mesin e fushës. Veç saj, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të, teksa vlerësohet me notën 6.4 pas pjesës së parë.