Interi është eliminuar nga Champions League, pasi nuk ia ka dalë të mposht Barcelonën në ndeshjen e fundit në grup, duke u mundur 1-2 në “San Siro”.
Edhe pse me mungesa të shumta në formacion, ku binte në sy lënia jashtë e Lionel Messi-t, Barcelona nuk ka toleruar aspak, duke i ndëshkuar zikaltrit me të njëjtin rezultat si edhe në ndeshjen e parë në Camp Nou.
Interi vuajti shumë në këtë ndeshje për shkak të mungesave të shumta që kishte në mesfushë.
Perez ishte autor i golit të parë për Barcelonën, ndërsa për zikaltrit barazoi Lukaku.
Në minutat e fundit, i sapo futur në fushën e lojës talenti i Barcelonës, Fati, i dha goditjen përfundimtare skuadrës së drejtuar nga Conte.
Kjo humbje ishte një dhuratë për Dortmundin, i cili fitoi 2-1 në Gjermani ndaj Slavia-s së Pragës.
Një tjetër, eliminim i madh nga kjo natë ishte edhe Ajax-i, i cili një vit më parë arriti gjysmëfinalet e Champions.
Ndeshja e fundit për ta ishte humbja në shtëpi nga Valencia, e cila u kualifikua së bashkë me Chelsea-n.