Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Myhihut u ndal edhe tek procesi i integrimit. Ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se vendi i tij shpreson të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian brenda 5 viteve të ardhshme, Rama tha se nuk mund të ketë një datë dhe se vendet duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë për të arritur standardet e vendeve anëtare.
“Nuk duhen menduar këto data sepse kam kaluar një traumë me këto data, organizime dasmash, por nusja nuk erdhi kurrë. Na erdhi vetëm një letër nga raporti i progresit që na thoshte iu dashurojmë. Asnjë datë! Së pari nuk ka të bëjë me ta por me ne. S’ka pse të ketë nxitim.
Nuk po kërkojmë të hyjmë aty, kërkojmë nisjen e bisedimeve sepse duam të mësojmë. Negociatat janë transferimi më produktiv i njohurive që një vend mund të marrë në këtë planet për t’u shndërruar në institucione funksionuese. Duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe të bëjmë vendet tona si vendet anëtare.
Është edhe ana tjetër e medaljes. Mënyra se si procesi është i konceptuar nuk do të funksionojë. Kur nis të flasësh, do të thotë je i fejuar por s’je i martuar. Ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës se si kjo marrëdhënie do të zhvillohet. Që do të thotë do të jetë midis gjithçka dhe asgjë dhe anëtarësimit të plotë. Janë 27 dhe mezi vendosin imagjino edhe 6 nga Ballkani”, tha ai.