osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Instituti “Piepoli” publikon sondazhin e parë për zgjedhjet 2021! Qeveria Rama akoma shumicë e cilësuar, vlerësim të lartë për menaxhimin e situatave të krijuara nga Covid-19 dhe tërmeti! PD në rritje të vogël, votat e LSI-së i kalojnë PS-së

Instituti “Piepoli” publikon sondazhin e parë për zgjedhjet 2021! Qeveria Rama akoma shumicë e cilësuar, vlerësim të lartë për menaxhimin e situatave të krijuara nga Covid-19 dhe tërmeti!  PD në rritje të vogël, votat e LSI-së i kalojnë PS-së

Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, i transmetuar gjatë emisionit “Repolitix” nxjerr Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste.

Nëse qytetarët do të shkonin të votonin sot 53- 59% e tyre do të votonin Partinë Socialiste që ka një rritje nga zgjedhjet e 2017 kur mori 48,24% të votave. Një rritje që është paralele me rënien drastike që sipas sondazhi shënon LSI krahasuar me 2017: Sot partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të merrte vetëm 2-4% të votave, ndërsa 4 vite më parë ka marrë 14,28%.

Në rritje është dhe Partia Demokratike që sot do të merrte 30-34% të votave, nga 28,7% që ka marrë në zgjedhjet e 2017-s. Sipas sondazhit Partia Socialiste ka një pëlqim të madh edhe në Tiranë ku mund të arrijë deri ne 60%.

Sipas insititutit Piepoli opinioni publik shqiptar i kalon me nota pozitive veprimet e qeverisë Rama në luftën ndaj COVID-19 dhe për rindërtimin pas tërmetit. Por PS kritikohet nga qytetarët për dialogun jo të mirë me opozitën, ku 66% e të intervistuarve thanë se nuk ka qenë i mirë. Edhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit është votuar nga shumica e të intervistuarve si jo pozitive.

Dixhitalizimi i shërbimeve ndaj qytetarëve është vlerësuar pozitivisht nga të intervistuarit duke marrë pëlqimin e 50% të tyre. Liria e shtypit ka marrë pëlqimin e 49% të qytetarëve kur u pyetën si e gjykojnë qasjen e qeverisë.

Sondazhi ka analizuar edhe qëndrime të opozitës përballë qeverisë. 61 % e të intervistuarve e kanë cilësuar shumë të keqe dhe shumë të dobët këtë qëndrimin, një përqindje që perputhet edhe me rezultatet e votimit gjithmonë sipas sondazhit. Por një nga pikat më të kritikuara të opozitës është djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale që janë votuar si negative respektivisht me 90 dhe 92%. Dy pika të tjerë që qytetarët e kritikojnë opozitën është dhe alternativa politike dhe raporti me shtypin që janë votuar si jo të mira në masën 78% dhe 66%.

Por si e gjykojnë shqiptarët qëndrimet e presidentit të Republikës Ilir Meta? 66 % e të intervistuarve e gjykojnë të dobët dhe të keqe sjelljen e tij. Dhe 85% e të intervistuarve nuk besojnë se veprimet e Metës bëhen për të mbrojtur kushtetutën ndërkohë që 86% mendojnë se nuk ka mbajtur një rol neutral për të balancuar ndarjen e pushteteve.

Sondazhi ka analizuar edhe pëlqimin e lidershipit politik: Kryeministri Edi Rama kryeson me 49% por ka më pak pëlqim se Partia Socialiste që do votohet nga 58% e shqitarëve. Pas Ramës vjen lidershipi i Lulzim Bashës që vlersohet në masën 23%. Sali Berisha ka vetem 7% e pëlqimit, shumë më pas se Lulzim Basha.

Instituti Piepoli ka intervistuar 500 veta dhe marzhi i gabimit është rreth 4%. Ky sondazh nga instituti italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV vjen pas parashikimeve të sakta të rezultateve të 3 proceseve zgjedhore të kaluara të 2013 të 2015 dhe 2017.