osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Institucionet e mikrofinancës rrjepin shqiptarët! Bum ankesash për mashtrime: Kompanitë refuzojnë rekomandimet e BSH

Institucionet e mikrofinancës rrjepin shqiptarët! Bum ankesash për mashtrime: Kompanitë refuzojnë rekomandimet e BSH

Institucionet e mikrofinancës në vend vazhdojnë të jenë subjekte që gjithmonë kërkojnë të rrjepin xhepat e qytetarëve.

Shumë individë drejtohen në këto institucione për të zgjidhur një problematikë, të joshur nga lehtësitë e procedurave për kredidhënien që ato zbatojnë, por jobankat në vend që të jenë në shërbim të tyre përdorin skema për t’iu vjedhur më shumë para.

Në këtë përfundim ka dalë Banka e Shqipërisë pas një shqyrtimi të hollësishëm të kryer në këto institucione, në pjesën e fundit të 2020 dhe në muajt e parë të 2021. Sipas BSH, institucionet jobanka kanë nivel shumë të ulët të transparencës ndaj klientëve.

Ndërkohë, edhe pjesa më e madhe e ankesave nga qytetarët tregojnë me fakte që kanë rënë pre e mashtrimit nga mikrofinancat.

“Vitin e kaluar, por edhe në vijim, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka përqendruar kontrollet dhe inspektimet në subjektet financiare jo-banka (IFJB), për shkak se ka pasur edhe një rritje të ankesave për mashtrim nga këto aktivitete. Pjesë e rëndësishme e ekzaminimeve dhe çështje mjaft e prekshme në rastin e subjekteve jobanka është edhe vlerësimi i nivelit të transparencës me klientët. Ekzaminimet kanë identifikuar disa probleme në këtë drejtim, të cilat janë adresuar përmes rekomandimeve për subjektet”, thuhet në raport.

Dëmtuan tregun

Mikrofinancat kanë përfituar nga rasti që bankat shtrënguan masat për kredidhënie për shkak të pandemisë dhe vetë ato kanë lëshuar kredi pa kriter dhe asnjë lloj kontrolli, gjë e cila ka çorientuar tregun financiar në vend. Sipas BSH, përmes këtyre procedurave lehtësuese jobankat ndërtonin dhe skemën e mashtrimit ndaj klientëve. “Një pjesë e mirë e ekzaminimeve kanë synuar të adresojnë shqetësimet mbikëqyrëse të lidhura me sinjalizime për ngjarje mashtrimi, apo sinjalizime për deformime të tregut. Ku ka konstatuar se dhënia e kredive pa kriter nga këto institucione ka cenuar seriozisht tregun financiar në vend dhe ka zbehur besimin e klientëve tek institucionet financiare”, evidenton BSH.

Pezullohen dy subjekte

Nga kontrollet e kryera, BSH ka konstatuar se mikrofinancat nuk kanë zbatuar rekomandimet e dhëna nga Këshilli Mbikëqyrës në pjesën e parë të vitit 2020. Duke mos zbatuar këto rekomandime jobankat kanë vijuar në shkelje të rregullave bazë për dhënien e kredive. Madje, edhe në këtë vit nuk kanë munguar skemat e mashtrimit pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga BSH. Duke analizuar situatën në përfundim, Banka Qendrore ka vendosur të pezullojë licencat për dy nga subjektet dhe të jap paralajmërim për institucionet e tjera.

“Nga kontrollet e kryera është konstatuar mosrealizim të rekomandimeve mbikëqyrëse. Bazuar në konkluzionet e ekzaminimeve në dy raste janë iniciuar masa mbikëqyrëse për pezullimin e veprimtarisë apo revokimin e licencës së subjekteve jo-banka”, është shprehur BSH. Në këtë kuadër, BSH ka vendosur që për pjesën e mbetur të këtij viti kontrollet e Këshillit Mbikëqyrës të kenë më në fokus institucionet jobanka, ku nuk do të ketë më paralajmërime por do të merren menjëherë masa.