Poshtërsisht dhe pa pikën e turpit, kryedallkauku Erion Veliaj, i cili e ka lakun në fyt nga SPAK për inceneratorin e Tiranës dhe rrezikon arrestimin, është angazhuar së fundi të tallet me taksapaguesit e kryeqytetit, duke ia shitur një aksident rrugor si instalacionin më të ri, i cili do të shërbente për ndërgjegjësimin e shoferëve të mjeteve motorike.
Poshtërsia e këtij kllouni është aq e madhe se të vjen ndot ta dëgjosh idenë e tij për ta mbajtur autobusin si instalacion. A e dini pse? Sepse askush në këtë vend nuk ka mundësi teknike për ta nxjerrë mjetin prej ku ka ngecur, vetëm ta presin copa copa, që do të kërkonte një angazhim njerëzish dhe mjetesh me kosto të lartë duke parashikuar kushtet operative.
Dyfytyrëshi Erion Veliaj në vend që t’iu kërkoj një ndjesë qytetarëve të Tiranës, personave të përfshirë dhe dëmtuar në aksident, bën gafën dhe merr përsipër të bëj ekspertin e aksidenteve rrugore, pasi mendon se lënia e autobusit mbi dy buzët e shtratit të lumit, do ndikonte pozitivisht në uljen e aksidenteve si pasojë e shpejtësisë, pasi drejtuesit e mjeteve do të ndërgjegjësoheshin.
E para, askush nga ekspertët e vertetë të aksidenteve rrugore, e jo këta që hanë fara të zeza tek bashkia, nuk është shprehur ende se aksidenti ka ndodhur për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara. Madje dhe dëshmia e drejtuesve të mjeteve që përfunduan në Lanë, thotë se të dy ata ishin të ndaluar, por sipas shoferit të autobusit, shtetasi Mehmet Kyçyku, mjeti i tij një moment mori superxhiro të pakontrolluara.
Duke qenë se zona në fjalë është e mbushur me kamera, është fare e lehtë për të përcaktuar fajtorin e aksidentit, e pastaj më pas mund të flitet për rrethanat, që mund të jetë shpejtësia, humbja e kontrollit nga një defekt i autobusit, shofer që vozit në gjendje të dehur, etj. Sot çuditërisht, edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja që tronditi qytetin, askush nuk di asgjë…!
Si ka mundësi që askush nuk di ende asgjë për një aksident që mund t’i kushtonte jetën dhjetra njerëzve?
Si ka mundësi që asnjë televizion, e kemi fjalën për këta të mëdhenjtë që pronarë kanë disa “non grata”, që zbardhin çdo ngjarje banale që ndodh, nuk e gjetën kohën për dreq të zbardhnin ngjarjen e rëndë?
Si ka mundësi që asnjë dëshmi nuk u bë publike nga personat e përfshirë në aksident, qoftë drejtuesi i autoveturës shtetasi Jurgen Rama dhe miku i tij që ndodhej pasagjer, apo udhëtarët e autobuzit?
Nëse një aksident i tillë do të ndodhte në çdo vend të botës, e nëse bazohemi tek dëshmia e shoferit të autobusit, që pranon se mjeti i tij mori superxhiro dhe kalimtarëve të rastit që panë ngjarjen, që dëshmojnë se ishte autobusi ai që e hodhi makinën në Lanë me dy pasagjerët brenda, sot kompania e transportit publik do të ishte në gjyq me të dëmtuarit e aksidentit. Ky gjyq do ti kushtonte kompanisë që zotëron autobusin qindra miliona lekë, për të dëmshpërblyer pasagjerët e mjetit që iu rrezikua jeta, faturinos i cili u plagos në punë, udhëtares s që autobusit që përfundoi në spital me emrat e mësipërm dhe të gjithë personave të përfshirë në aksident që ndodheshin brenda mjetit që desh u mori jetën.
Erion Veliaj mori përsipër të bëj ekspertin, kur mendoi ta mbaj autobusin buzë Lanës, sepse do të ulte numrin e aksidenteve sapo drejtuesit e tjerë do të shihnin mjetin buzë lumit, e nuk i ra aspak ndërmend se një objekt i tillë do të ishte modeli më i mirë për ti tërhequr vëmendjen shoferëve nga rruga, duke e kthyer kështu si burim kryesor aksidenti në qytet.
Për ironi të fatit, sot Lumi Lana pothuajse doli nga shtrati nga reshjet e dendura të shiut, sikurse ndodh rëndom, ndërsa autobusi i frikshëm që po mendohet të kthehet në instalacion, u përshkrua nga ujrat e zeza që derdhen në të… E nëse fati do e ndihmoj me motin Erion Veliaj dhe idiotët që e ndjekin idenë e tij nga pas si gjeniale, instalacioni mund t’i shpëtoj edhe për pak kohë ujrave të zeza, por jo shurrtores që do të kthehet nga vizitorët e saj fanatik, duke qenë se Tirana Kryeqyteti i Rinisë, nuk ka asnjë banjo të vetme publike./Ekskluzive.al