osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Inspektori i Lartë i Drejtësisë inspektim në disa prokurori, nën hetim 18 magjistratë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë inspektim në disa prokurori, nën hetim 18 magjistratë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosour të zhvillojë inspektim në disa prokurori të vendit.

Është nisur proces hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve, gjyqtarë e prokurorë, në Gjykatat e Prokuroritë e Rretheve Elbasan, Vlorë, Dibër, Tropojë etj., të cilët kanë liruar para kohe me kusht, kanë zvarritur procedurat e hetimit e proceset gjyqësore, si dhe kanë kryer shkelje të rënda etike.

Gjykata e Vlorës po përballet me probleme të shumta prej vitesh, ku së fundmi rasti i dhunës ndaj gjyqtarit Arqile Basho u bë publik në media.

Pas përplasjes me familjen e cila prej tetë vitesh endej në dyert e gjyqësorit të Vlorës për një pronë e cila nga shtëpi banimi është bërë pallat, Basho është shprehur se gjyqësori ndiheshin të rrezikuar.

Në Gjykatën e Dibrës mbetet akoma e nxehtë çështja e “Dosjes 184”, për shitblerjen e votave në këtë qark.

Ndërsa në Gjykatën e Elbasanit ka vonesa në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore të paraqitura në këtë institucion.

Sipas tyre prej datës 1 shkurt 2020 janë dërguar në ILD mbi 3900 ankesa që po trajtohen.

Njoftim për shtyp

Në përgjigje të interesit të disa gazetarëve për cështje specifike në trajtim, nënvizojmë qëndrimin, se Inspektori i Lartë i Drejtësisë përgjatë zhvillimit të procedurave të hetimit disiplinor, i kushton një rëndësi të veçantë të drejtës së informimit të publikut, por njëkohësisht duhet të garantojë edhe mbrojtjen e integritetit dhe figurën e magjistratit, interesat ligjore të personave të tretë, si dhe të kujdeset, që në kuadër të administrimit të të dhënave apo dokumenteve, të mos cenohet funksioni dhe qëllimi i veprimtarisë së zyrës së ILD-së.

Megjithatë në respekt të interesit të gazetarëve e të drejtës për informim publik, zyra e ILD bën të ditur se prej datës 1 shkurt 2020, kur nis veprimtaria e institucionit, janë mbi 3900 ankesa, që po administrohen dhe trajtohen. Bëhet fjalë për ankesat e paraqitura pranë ILD-së në këto 17 muaj, nga qytetarë apo institucione, por edhe një numër i madh praktikash dokumentare të trashëguara nga institucione të mëparshme, që kanë qenë përgjegjëse për procedimin disiplinor të magjistratëve, si dhe atyre, që kanë vepruar gjatë periudhës kalimtare 2017-2020, deri në ngritjen e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ky fond i konsiderueshëm arkivor përbëhet nga ankesa të patrajtuara, ankesa të trajtuara pjesërisht apo në faza fillestare të shqyrtimit të tyre, si dhe raste të hetuara pjesërisht apo të papërfunduara nga ana e organeve të mëparshme, si Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Këshilli i Lartë Gjyqësor, apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Procedurat e ndjekura nga organet e mëparshme për trajtimin e këtyre praktikave dokumentare, për shkak të kompetencave të kufizuara e të ndara ndërmjet organeve të ndryshme gjatë periudhës kalimtare, rezulton se janë zhvilluar në mënyrë jo të plotë dhe të pjesshme.

Me qëllim krijimin e një edukate, që shmang kulturën e pandëshkueshmërisë dhe harresës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë po i shqyrton praktikat e trajtuara pjesërisht nga ana e organeve të mëparshme, përmes një metodologjie të posacme, të miratuar e publikuar në faqen zyrtare.

Ankesat apo praktikat dokumentare, trajtohen sipas një radhe përparësie të bazuar në kritere si: data e dorëzimit, faza e trajtimit nga ana e organeve të mëparshme, tipologjia ose urgjenca e trajtimit të ankesës, respektimi i parimit të barazisë dhe objektivitetit, si dhe koha e nevojshme për shqyrtimin dhe vlerësimin e secilës praktikë dokumentare.

Pikërisht nga shqyrtimi i praktikave të shqyrtuara pjesërisht nga ana e organeve të mëparshme, si dhe ankesave të ardhura nga qytetarët pranë ILD-së, janë nisur procese hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë), në Gjykatat e Prokuroritë e Rretheve Elbasan, Vlorë, Dibër, Tropojë etj., mbi problematika që lidhen me institutin e lirimeve para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike.

Paralelisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur inspektimet tematike e institucionale pranë gjykatave, zyrave të prokurorive dhe administratave të tyre, me objekt respektimin e legjislacionit procedural penal, mbi kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. Ky inspektim po kryhet pranë prokurorive të rretheve gjyqësore Shkodër, Fier e Vlorë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë garanton opinionin publik se prioritet i punës së tij është shqyrtimi dhe vlerësimi me seriozitet i të gjitha pretendimeve të paraqitura, si nga qytetarët ashtu edhe institucionet, lidhur me veprimet, mosveprimet ose sjelljet e magjistratëve brenda apo jashtë funksionit të tyre.