Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar në emisionin “Opinion” se disa deputetë kanë CV false.
Sipas tij, ata kanë shkruar se kanë qenë në shkolla ndërkohë që nuk i kanë frekuentuar asnjëherë.
Pas kësaj deklarate të Fevziut, ka folur edhe Klevis Balliu. Duke qeshur, ish deputeti demokrat tha se ata që thonë se kanë qenë në Harvard, kanë bërë vetëm kurse online.
“17 deputetë i kanë false komplet CV. Nuk kanë qenë kurrë në ato shkolla që kanë shkruar në CV. Kam bërë dhe një emision për këtë gjë, janë fantastike”, u shpreh Blendi Fevziu.