Pas arrestimit të 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve për 18 miliardë lekë evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar, ka reaguar Kryeministri rama. Me anë të një postimi në Twitter rama ka thënë se mesazhi është i qartë.
13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për 18 miliardë lekë evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar. Hetimet për këtë rast me 25 persona të përfshirë janë kryer nga Prokuroria e Tiranës e cila ka nxjerrë edhe urdhër arrestet.
Nga skema ka rezultuar se këta persona në harkun kohor të 3 viteve kanë shkaktuar një dëm prej 18 miliard lekë duke krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas duke lëshuar fatura tatimore.
Burime nga akuza e Tiranës thanë se ndër personat e kërkuar janë edhe disa biznesmenë të njohur por hetimet për ta janë ende të hapura dhe konsiderohen si truri i kësaj skeme që ka përfshirë jo vetëm Tiranën.
Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë.