Në maternitetin e Librazhdit një nënë ka lindur trinjake. 32-vjeçarja ka kryer dy operacione të vështira të cilat zgjatën 6 orë.
Alfonia Çota ishte në rrezik për jetën, por një infermiere e spitalit është ofruar për të dhuruar gjak dhe tani ajo gëzon shëndet të plotë pasi solli në jetë dy vajza dhe një djalë.
Ajo iu është nënshtruar dy operacioneve në spitalin gjinekologjik “Fadil Sinani” të cilat kanw zgjatur mbi gjashtë orë.
Për shkak të hemorragjisë ajo rrezikonte jetën, por infermierja Sadete Anastasi dhuroi gjak duke i shpëtuar jetën. Alfonia sëbashku me bebet gëzojnë shëndet te plotë.
Ndihet e lumtur për ardhjen në jetë të tre fëmijëve të saj, por është e shqetësuar për rritjen e tyre.
Bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, por jo të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe trinjakët.
Çifti ka dy vajza 9 dhe 5 vjeçe. Tani familjes i janë shtuar edhe trinjakët Ambla, Elisjanoja dhe Damjani.