osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Infarkti në det, pse po preken edhe moshat e reja? Mjeku kardiolog zbulon cilat janë gabimet që mund të rezultojnë fatale

Infarkti në det, pse po preken edhe moshat e reja? Mjeku kardiolog zbulon cilat janë gabimet që mund të rezultojnë fatale

Në këto ditë përvëluese të gjithë i drejtohemi plazhit, por askush nuk është imun nga problemet me zemrën nga temperaturat arrijnë në 43 gradë Celcius.

Janë pafund lajmet e verës për njerëz që pësojnë arrest kardiak sapo bien në kontakt me ujin gjatë pushimeve, edhe pse e pazakontë, këtu nuk përjashtohen edhe të rinjtë.

Jo më larg se dje, një djalë vetëm 20 vjeç pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Velipojës. Vapa është armiku kryesor jo vetëm i personave që vuajnë nga patologji kardiake, por i kujtdo që ekspozohet gjatë në diell, në orët më të nxehta të ditës.

Por cilat janë shkaqet, dhe pse gjithnjë e më shumë pushuesit pësojnë infarkt në det?

Mjeku kardiolog Novrus Çaushaj tregon sesa e rrezikshme është futja e menjëhershme në ujë.

“Një nga shkaqet kryesore për njerëzit e shëndetshëm, por edhe ata të sëmurë është qëndrimi i gjatë në diell ose lojërat në rërë (futboll, volejboll etj), që e rrisin shumë temperaturën trupore. Shtojmë këtu edhe temperaturën e mjedisit. Kur futen në ujë menjëherë, diferenca mes temperaturës së ujit dhe trupit është shumë e madhe dhe këtu ndodh tkurrja e menjëhershme e enëve të gjakut, me pasoja katastrofale për zemrën, deri në arrest kardiak. E vetmja metodë për të shmangur rrezikun e një arresti karidak, është futja me kujdes në përshtatje ndaj temperaturës së ujit, duke e freskuar trupin dhe këmbët për gati 10-15 min, pastaj zhytja e gjithë trupit.”-tha mjeku kardiolog.

Ai thekson se janë shtuar rastet e sëmundjeve të zemrës edhe te moshat e reja, teksa rendit edhe veset të cilat zemra nuk i do, siç është kequshqyerja, alkooli, duhani, drogat apo jeta pasive.

“Aktualisht edhe në vendin tonë është vënë re nga kardiologët që është ulur mosha e shfaqjes së shenjave të sëmundjeve të zemrës, ashtu sikundër është edhe infarkti akut i miokardit. Nëse para 25 viteve dhe më tutje kjo sëmundje shfaqej te moshat mbi 55-vjeçe, tani e gjejmë në mosha më të reja nën 40 vjeç, madje edhe te femrat, edhe pse janë të mbrojtura nga prezenca e hormoneve femërore.

Shkaqet janë disa por po përmend më të rëndësishmet. Ushqyerja pa kriter, jo e kontrolluar dhe aspak e shëndetshme. Përdorimi pa kriter i alkoolit dhe lëngjeve të sheqerosura. Futja te rinia jonë e “kulturës” europiane dhe me tutje e përdorimit të të gjitha llojeve të drogave (të lehta dhe të rënda).

Keta përdorues janë grupi me moshë akoma më të re të shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Fillimi i përdorimit të duhanit në mosha edhe më të vogla, është gjithashtu shkaktar. Ky është një brez pasiv, që rri larg jetës aktive fizike ku aktiviteti i rregullt fizik është një nga “mjekimet” më të mira natyrale të kësaj sëmundje.”-thekson mjeku kardiolog.