Ndërsa juria shqiptare dha 12 pikë për Italinë në Eurovision, kjo fundit e vlerësoi Shqipërinë me 0 pikë.
Italia në Eurovision përfaqësohej nga këngëtari me origjinë shiptare, Ermal Meta.
Vlerësimi me zero pikë i Eugent Bushpepës nga Italia, ka sjellë reagimin e parë të Metës, i cili me anë të një postimi në Twitter shpreh idinjatën e tij.
Këngëtari tha se nuk e kuptoj vendimin e jurisë italiane dhe se nëse do të ishte në dorën e tij të gjitha pikët do t’ia jepte Shqipërisë.
Meta ka vlerësuar edhe zërin e Bushpepës, duke thënë se ishte mbreslënës.
“Sinqerisht, 12 pikët e jurisë italiane nuk i kuptoj dot. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë dhe intonacion mbresëlënës,”-shkruan Ermal Meta.