Incident në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhej deputetja demokrate Rudina Hajdari. Ndërsa po fliste deputetja, një djalë i ri nga forumi rinor i Partisë Demokratike që nuk ishte pjesë e shkollës, u fut në sallë dhe iu drejtua Hajdarit: “E njeh Azem Hajdarin. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve”
Debati i plotë
Rudina Hajdari: Të dashur nxënës, të dashur mësues, me qetësi…
(I riu ndërhyn)
Rudina Hajdari: Hajde, hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu
I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së
Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë
I riu: E njeh ti Azem Hajdarin?
Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin
I riu: Unë e njoh por nuk e njeh ti.
Rudina Hajdari: Tani besoj se …
I riu: Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve…
(Ndërhyn Halit Valteri për ta larguar)
Rudina Hajdari: Të dashur nxënës
(Ovacione në sallë për Rudina Hajdarin)
Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin
Më pas djali u largua dhe Rudina vijoi: “Ajo çfarë ndodhi tani është çfarë bën politika e sotme. Na ndan mes PD e PS. Nuk duhet të lejojmë politikën të na përçajë”
Sot ishte Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja dhe deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar në shkollën e gjuhëve të huaja në Shkodër Festimet vijuan më pas duke kërcyer dhe vallen e Tropjës.