Një vit pas arrestimeve të para, SPAK po zhvillon një tjetër operacion masiv për arrestimin e një grupi tjetër personash, të dyshuar si të implikuar në të ashtuquajturën afera e inceneratorëve.
Bëhet fjalë për persona të lidhur me Klodian Zoton, pronarin në letra të inceneratorëve.
Pjesë e grupit mësohet se është edhe Arben Dervishi, supervizori i landfillit të Sharrës, i cili u kontraktua nga kompania koncensionare për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e projektit.
Dervishi është një lidhje e fortë e Klodian Zotos. Po kërkohet arrestimi edhe i disa personave të tjerë, gjithashu të lidhur me Klod Zoton, i cili besohet se është maska e Mirel Mërtirit në historinë e inceneratorëve.
Gjithsesi, çështja e inceneratorëve, ndryshe nga sa e paraqet Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, është një skemë evazioni fiskal, ku janë implikuar mbi 80 kompani, të cilat janë evituar nga SPAK.
Disa nga kompanitë e implikuara dyshohet se kanë paguar shuma të mëdha parash tek çifti Meta-Kryemadhi.