AgroPark Tirana, është tregun e ri agroushqimor i ngritur në Farkë, pak kilometra larg kryeqytetit.
Ai është ndërtuar posaçërisht për fermerët, të cilët mund të shesin produktet e tyre me zero taksa, ndërsa konsumatorët do t’i blejnë më lirë prodhimet bio, të kontrolluara dhe të certifikuara sipas standardeve europiane.
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha me rastin e inaugurimit se: “Ky treg … është një koncept deri diku risi në Shqipëri. Ai sjell ndërveprim midis fermerëve, tregtuesve dhe konsumatorit.
Nëpërmjet këtij bashkëveprimi do të rritet fitimi për fermerët dhe kursimi për konsumatorët. Do të mund të përmirësojmë sigurinë ushqimore duke minimizuar risqet” shtoi më tej Krifca.