osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Impresion nga një histori reale! Kush ishte Sali Protopapa?

Impresion nga një histori reale! Kush ishte Sali Protopapa?

“Personazhi në film ngjan shumë në pamje me mua”. Protopapa në film, një ngjashmëri e fr ikshme e Protopapës orgjinal. (Impresion nga një histori reale)

Kam një krenari në karrierën time që sa herë që e kujtoj e lë mënjanë modestinë që ma vënë re shumë miq, shkruan Roland Qafoku.

Arsyen ndoshta e kam të fortë. Në shkurt të vitit 2001 kam intervistuar në Boston të SHBA-së Sejfi Protopapën, personazhin real Sali Protopapa të filmit “I Teti në Bronx”. Historia reale e jetës së tij që një pjesë e njohin, u pikturua si një personazh negativ në këtë film që për hir të vërtetës tregonte pjesë nga rezistenca gjatë Luftës së Dytë Botërore por ama ishte një film gati plotësisht i indroktinuar. I larguar nga Shqipëria në nëntor të vitit 1944, Sejfi Protopapa jetoi, u arsimua dhe punoi si shkenctar në SHBA deri në laboratorin sekret të bo mbës at omike Los Alamos në Neë Mexico të SHBA. Me orë të tëra unë intervistova këtë personazh aq të çuditshëm dhe isha vërtetë me fat që e kam fiksuar në median shqiptare.

E intervistova edhe në banesën e tij në Wayland të Massachusetts duke botuar një cikël shkrimesh në gazetën “Panorama”. E intervistova edhe në Tiranë në vitin 2010 për televizonin “Ora News” kur punoja si Drejtor Informacioni. Jam shtangur disa herë gjatë intervistës për ato që ai i tregonte. Për Saliun e filmit dhe Saliun e vërtetë. Për aktivitetin fillimisht si i ri komunist në Berat, për miqësinë me Margarita Tutulanin. Për kalimin nga komunistët te Balli Kombëtar. Për të fortin që kishte bërë në pazarin e Roskovecit ku mori namin si i forti i zonës e deri te arratisja në SHBA. Teksa po dëgjoja për herë të parë për shokimin që kishte pësuar kur në vitin 1988 kishte parë për herë të parë filmin komunist dhe për takimin me Dritëro Agollin në Tiranë, dalëngadalë fillova të shtangesha unë.

Po dalloja që Saliu orgjinal para syve të mi kishte një ngjashmëri të habitshme me Saliun e filmit. Ose më saktë, aktori Pirro Mani kishte realizuar një portret aq të përafërt me Protopapën orgjinal saqë ishte e frikshme. E shikoja me vëmendje Protopapën orgjinal dhe pyesja veten: Si ka mundësi që Pirro Mani, pa e parë, pa e takuar, e pa ditur asgjë për Protopapën orgjinal, por vetëm nga e përshkruara e Dritëro Agollit në libër arriti të krijonte një personazh të tillë kaq të përafërt?!

Flokët, xhestet dhe mënyra e të folurit ishin të njëjta. Vërtetë mbeta pa fjalë për orë të tëra teksa e kundroja gjatë intervistës. Ironia është se në vitin 2002 Pirro Mani shkoi në SHBA. Pirro Mani jetonte në Neë York dhe Sejfi Protopapa në Ëayland të Massachusetts. Saliu i vërtetë dhe Saliu aktor ishin vetëm 6 orë larg me tren ose 4 orë me makinë.

“A ke dëshirë ta takosh Piro Manin”, e pyeta Protopapën orgjinal. “Nuk e di. Ai ka bërë punën e vet. Filmi është i shtrembëruar nga realiteti. Por ama ai aktori ka nxjerrë një figurë që në pamje më ngjan shumë”, – thoshte Protopapa orgjinala.

Si ka mundësi? Tani, as Sali Protopapa orgjinal dhe Sali Protopapa aktor nuk jetojnë. Orgjinali ndërroi jetë në 2014, ndërsa aktori ndërroi jetë dje. Ndoshta takohen në qiell dhe atje luajnë një film real. Atë të përjetësisë që dikur i bashkoi një rastësi të çuditshme. Të dy ishin shqiptarë të medhenj në formatin dhe profesonin e tyre. Orgjinali, Sejfi Protopapa, një antikomunist dhe intelektual i klasit të parë dhe i dyti, Pirro Mani, një aktor i përmasave botërore./Konica