osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Importimi i rrezikshëm i betejës së Erdoganit mes nesh

Importimi i rrezikshëm i betejës së Erdoganit mes nesh

 

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje të qëllimshme për të devijuar debatin mbi ekstradimin e të akuzuarve politikë, nga Kosova në Turqi, dhe përballja me këtë problem dhe në Shqipëri, me debatin pro gulenistëve dhe erdoganistëve në të dy anët e kufirit. Ajo që duket se Erdogan po bën në Shqipëri dhe Kosovë tani, është të diversifikojë luftën speciale kundër armiqve të tij, duke i ndarë shqiptarët në pro tij dhe pro Gulenit

Një portal anonim në Kosovë ka botuar “zbardhjen” e një prej dëshmive të të ekstraduarve në Turqi, i cili gjoja paska dëshmuar për mediat që financon Gylen në Kosovë, që ngjan me rrëfimet e diversantëve para Kadri Hazbiut, që pranonin se i kishte dërguar ose Papa, ose Kenedi. Në Shqipëri po ashtu, mbështetës të Erdoganit në një emision në Televizonin Publik, u përpoqën të krijojnë idenë se ekstradimi është shpëtim i Shqipërisë nga terrorizmi.

Ky devijim i qëllimshëm i debatit është një nga shenjat e rrëshqitjes në thonjtë e Erdoganit.

Askush nuk ka bërë debat nëse vlen Gulen apo Erdogan më shumë. Gulen është një fanatik fetar në Turqi, që fillimisht ka frymëzuar dhe Erdoganin, dhe pastaj janë ndarë në rrugën për pushtet. Përpjekja për t’u përfshirë në këtë debat, për të vlerësuar nëse njëri është i mirë e tjetri është i keq, në funksion të justifikimit të ekstradimeve, është tërësisht perversitet politik i Erdoganit. E vetmja gjë e sigurtë në debatin mes Erdoganit dhe Gulenit, është se ata janë kundërshtarë politik me frymëzim fetar, që të dy urrejnë qemalizmin dhe janë në thelb kundër shtetit laik turk. Por kjo nuk ka lidhje me ekstradimet nga Kosova dhe Shqipëria.

Njësoj sikur në pushtet në Turqi të ishte Gulen dhe të shpallte terrorist Erdoganin, sërisht ne nuk duhet të përziheshim në këtë debat, dhe në momentin që e shikojmë se është ekstradim për arsye politike, duhet ndaluar. Detyrimi i një vendi për të mbrojtur azilantët politik është parësor dhe predominon mbi vlerësimet apo cilësimet për rrezikshmërinë e tyre.

I vetmi rrezik real që i vjen Kosovës dhe Shqipërisë nuk është prania e ndonjë azilanti politik këtu, por përfshirja në luftën politike në Turqi, si një shtet primitiv.

Tendenca për të filluar të gjykojmë se kush është më i mire, Erdogan apo Guleni, dhe kush është pro njërit e tjetrit, është në të vërtetë lufta reale që fut mes shqiptarëve Erdogani, dhe një rrezik shumë më i madh se mosdorëzimi i ndonjë kundërshtari të tij politik, siç do ta mbante çdo shtet i Perëndimit.

Lufta reale kundër nesh dhe rreziku real për shoqëritë tona, është pikërisht tendenca për të na futur në debat, për të gjykuar mbi dy kundërshtarët politikë në Turqi, dhe sidomos vlerësimi se me kë duhet të bëhemi. Ajo është ta importosh luftën dhe marrëzinë nga Turqia në trojet shqiptare.