Prokurorja Elisabeta Imeraj ka reaguar sot ndaj sulmeve të kryetarit të PD Lulzim Basha në News 24 ne emision Real story. Në një ndërhyrje live prokurorja Imeraj akuzoi Bashën se po shantazhon një prokurore për shkak të detyrës.
“Presioni karshi nje prokurori eshte vepër penale, dhe une skam rene pre e presionit ne asnje rast nga asnje lloj krimineli. Jam prokuror i Republikës se Shqipërisë, dhe do bej detyrën time, ne baze te Kushtetutes dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botes se politikes, se krimit, apo te njerezve te futur per arsye te ndryshme.
Shpifja per shkak detyre, Fyerja publike, dhe Kanosja per shkak detyre jane vepra penale, per te cilat do përgjigjeni sipas ligjit”.
Zonja Imeraj tha se do të bëj padi për shpifje ndaj zotit Basha.