osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilirjan Celibashi: “Shtëpia e Lirisë” nuk mund të përdorë emrin e PD në koalicionin e saj, ja si do veprohet me kandidatët

Ilirjan Celibashi: “Shtëpia e Lirisë” nuk mund të përdorë emrin e PD në koalicionin e saj, ja si do veprohet me kandidatët

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha dje në “Report Tv”, se organizimi për zgjedhjet po shkon në përputhje të plotë me të gjitha parashikimet dhe programin që KQZ ka bërë.

“Është faza intensive e përgatitjes së këtij procesi. Kemi përfunduar aktet rregullatorë për këtë proces. Po punojmë për përgatitjen e bazës materiale në shërbim të këtyre zgjedhjeve”, tha Celibashi. Kreu i KQZ, tha se zgjodhën vetëm Bashkinë Vorë për votimin elektronik për shkak të kohës në dispozicion sepse numri i qendrave të votimit në Vorë është më i vogël se numri i pajisjeve që kanë për votimin elektronik.

“Koha në dispozicion nuk na mundësonte të shtonim numrin e këtyre pajisjeve. Për më tepër nuk është proces i thjeshtë si teknikisht dhe financiarisht”, tha Celibashi. I pyetur se përse është përjashtuar fjala ‘Partia Demokratike’ nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, Celibashi deklaroi se PD është e regjistruar si subjekt zgjedhor dhe nuk rezulton që PD të ketë kërkuar për të qenë në koalicion me partitë e tjera.

“Kërkesa për koalicion e paraqitur nga LSI, ishte kërkesë që kishte legjitimitet për atë dhe Partinë Demokristiane. Natyrshëm në identifikimin e këtij koalicioni nuk mund të përdoret Partia Demokratike”, tha Celibashi. Sa i përket kandidatëve që vijnë nga ky koalicion, kreu i KQZ tha se mbetet për t’u parë përputhshmëria e dokumentacionit që ka paraqitur ky subjekt.

“Nëse s’do kenë probleme me dokumentacionit të kandidatëve, patjetër që do regjistrohen si kandidatë të ‘Shtëpisë së Lirisë’”, tha ai. Akuzave drejtuar ndaj tij nga “Foltorja” e Berishës, Celibashi deklaroi se nuk ka identifikuar asnjë akuzë, por theksoi se partitë në përgjithësi kanë shqetësime për vendimmarrjet që nuk shkojnë në interesin e tyre politik.