Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një shkrimi ka kujtuar vrasjen e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ngjarje kjo e ndodhur 42 vite më parë. Por nipi i Vilson Blloshmit, Ilirjan Blloshmi me anë të një komenti ka nxjerrë blof Bashën duke e akuzuar se djalin e atij që dëshmoi kundër Vilsonit dhe Gencit ai e ka vendosur kryetar të PD-së.
Sa i pafytyrë je vërtetë nuk e di? “Por kur erdhe ti ne krye te partisë vendose te birin e Aqif Lekes ne krye te PD-së. Aqif Leka i ka dale deshmitar Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes”, shkruan Ilirjan Blloshmi poshtë statusit të Bashës.