Nga Anri Bala
Ky “manage a trois” (marrëdhënie në tresh) i çuditshëm midis Presidencë-LSI-Opozitë, po i jep dhe shenjat e saj të para! Presidenti ishte i pari që nuk iu fsheh kësaj marrëdhënie dhe sot deklaroi me krenari, se ha e pi me kryetarin e vjetër të opozitës, pikën e tij të dobët dhe kjo nuk është aspak sekret.
Por ama, nuk është sekret edhe që Iliri fle akoma me Monikën dhe e parë në këndvështrimin tim, kjo i jep vlerë atij… pavarësisht se çifti ka vite që e fsheh, të gjithë kemi pasur dyshime të bazuar në indicie, se çifti gysëm presidencial e gjysëm partiak, ndjejnë ende për njëri tjetrin.
Vetë Meta, i pa ngacmuar me pyetje “për arsye etike” nga gazetarët rreth raporteve intime me gruan, teksa fliste si personazh i botës së spektaklit, mes rrjeshtave deklaroi se edhe pse ndajnë një shtrat… nuk ka qenë i ndikuar nga ajo aspak.
Çka e komplikon dhe më shumë situatën për raportin e tyre që kanë. Deklaratat e shpeshta të Monës, se ka javë pa e takuar bashkëshortin, madje ai nuk ka marrë pjesë as në një situatë të vështirë shëndetësore që kaloi ditët e fundit e bënte edhe më enigmatike mardhenien e tyre . Por, pas deklaratave të Metës, të them të vërtetën sot u ndjeva më i lehtësuar, sepse kisha “rënë në hall të madh”! Iliri e paska mirë me të gjithë dhe ky “menage a troi”s, edhe pse në dukje i pisët dhe i neveritshëm… funksionoka perfekt!
Nuk e di në e keni vënë re ju, po unë jam i shqetësuar se brenda marrëdhënies treshe, ka plas një epidemi e keqe… të gjithë janë sëmurë!
Monika sapo kaloi një ndërhyrje të vështirë, kurse Meta sot u është drejtuar gazetarëve duke u kërkuar ndjesë dhe duke thënë se kohët e fundit nuk ka qenë mirë: “Më falni se kemi qenë edhe pa qejf! Por edhe në konferencën e mbajtur një ditë më parë nga presidenti Meta, u vu re se ai pinte shumë ujë, gjë që mund ta ketë sjell gjendja jo e mirë shëndetësore e tij.
Ndërsa Berisha për fat të mirë kishte sejmenët që i rrinë nga pas, kur humb herë pas here ekuilibrin… se nëse do ishte rrëzuar, vështirë se do kishte shpëtuar pa thyer ndonjë “kokallë” dhe do i duhej të mbaronin zgjedhjet parlamentare, që të ngrihej sërish në këmbë.
Ndërsa më i sëmurë nga të gjithë shfaqet Lulzim Basha! Luli vuan nga defiçenca e personalitetit. Si heroi i Lolitës së Nabokovit, që historinë e abuzimit e quan histori dashurie, edhe Luli vrapon deri sa të bjerë pa ndjenja para karriges, sepse Lolita, 12 vjeçarja e tij është karrige, që ai e ka abuzuar po kaq vite dhe tani e dashuron marrëzisht pa pikën e turpit… pa personalitet.
Dashnorët tanë të pushtetit janë sëmurë të gjithë, pasi frika është sëmundje ngjitëse! Më e keqja nga të gjitha sëmundjet. Por duke bërë pak humor dhe sarkazëm, për këta njerëz që ndonjëherë i kemi ulur edhe vetë në krye të oxhakut, mendoj se diagnoza e tyre është e qartë… dështim i marrjes së pushtetit me intriga të kurdisura… për të shpëtuar nga shterpëzimi e kastrimi i “allateve” të tyre prej shtetit të sovranit!/Ekskluzive.al