osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Yzeiri: Gishtat e Belos dhe funerali i Xhelos

Ilir Yzeiri: Gishtat e Belos dhe funerali i Xhelos

Nga Ilir Yzeiri

Na ndajnë edhe pak ditë nga 14 maji dhe fushata zgjedhore për pushtetin vendor në Shqipëri, të ngjan me një tekst që të gjithë e njohim dhe të gjithë e kemi dëgjuar e lexuar që nga dita kur Berisha pas 1 milion shuplakash u dorëhoq formalisht për të lënë PD-në në dorë të Lulëzim Bashës, të cilin e përzgjodhi nga lobimi që bëri pranë tij e bija.

Berisha u largua, por la në PD dhë në opozitë ligjërimin e tij-berishizmin thelbi i të cilit ishte konspiracioni, sharja, feyrja, denoncime pa fund me të vëretat e të pavërteta në mënyrë që shqiptarëve t’u krijohej përshtypja se kishin në qeverisje monstra korrupsioni.

Lulëzim Basha erdhi dhe iku nga PD (nëse vërtet ka ikur), duke mos ndërtuar një profil të vetin si lider i opozitës, por duke përsëritur me fjalorin e varfër politik dhjetë fjali që përmblidheshin në fjalët vjedhje, hajdut, krim e të tjera kësodore. Pas 25 prillit, pra, pasi humbi zjgedhjet e përgjithshme, Lulëzim Basha ndërmori një nga veprimet më të guximshme politike.

Do të mbetet mister për shumë kohë se cilat ishin motivet që e shtynë të merrte atë hap, por fakt është që ai e flaku Berishën si leckë të vjetër nga PD-ja, fill disa muaj pasi SHBA-të e kishte shpallur më parë atë dhe familjen e tij si persona « non grata » duke i etiketuar familjarisht si hajdutë, shantazhues të drejtësisë dhe minues të demokracisë. Fill pas kësaj nisi politika destruktive.

Në fillim Berisha shkatëroi PD-në, duke iu turrrur me vare e me qysqi godinës ku fshihej PD-ja zyrtare. Është e kotë të përmendësh këtu taktikat dhe lojërat me kuvende në stadium e me firma. Ajo që shqiptarët panë ishte lufta barbare e Berishës dhe turmave talebane që e ndjekin atë mbi gofinën e PD-së duke e zaptuar me forcë dhe duke e mbajtur në mënyrë të paligjshme sot e gjithë ditën si për të na kujtuar se, nën frymëzimin e Berishës, pas viteve ’90, Tirana, por edhe qytete të tjera, në shumë raste, u pushtuan nga njerëz që nuk donin t’ia dinin për pronë e për të tjerë.

« Toka e xanun » u bë motiv që nxiti atë lëvizje dhe u manifestua edhe njëherë në sulmin barbar mbi godinën e ish-SHQUP-it që tani strehon grupimin e paligjshëm të Berishës duke sfiduar shtetin ligjor në këtë vend.

Krahas kësaj, Berisha shtoi retorikën fyese e denigruese kundër ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim duke vendosur një rekord të ri në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të : ai u bë politikani shqiptar më antiamerikan në historinë e shtetit shqiptar pas vitit 1912 duke kapërcyer edhe Enver Hoxhën.

Ky i fundit me retorikën e tij kishte nxitur të kundërtën, sepse shqiptarët pikërisht nga izolimi në të cilin i kishte futur Enver Hoxha dhe nga retorika e tij antiamerikane, rezultuan në fillim të viteve ’90 si populli më proamerikan, duke çuditur botën me pritjen madhështore që i bënë Sekretarit Bejker pas viteve ’90.

Berisha e dekosntruktoi këtë ndjenjë dhe sot ka ringjallur stereotipitë e Enver Hoxhës dhe i ka bërë mbështetësit e tij fanatikë që të mendojnë se SHBA-të janë ashtu siç i paraqiste Enver Hoxha gati si një « xhandar » që dikton politikat e tij në vendet sovrane.

Pikërisht ky është konteksti në të cilin nisi kjo fushatë, po t’i shtojmë këtij konteksti dhe retorikën tjetër të një grupi të përfillshëm opinionistësh që urrejtjen ndaj Edi Ramës janë gati ta kthejnë në bashkëpunim edhe me Bin Ladenin po të ishte gjallë mjaft që ta largojnë nga pushteti. Në fakt e kanë gjetur fantazmën e tij te Foltorja.

Me qenë se opozita shqiptare, në masën më të madhe të saj, udhëhiqet nga filozofia dhe nga njeriu që ka shpallur si armik të tijin personal SHBA-të dhe me qenë se aleati i tij më i nguishtë është Ilir Meta, fushata ishte e destinuar që të pillte monstra karagjozësh, sepse programet dhe idetë mund të vijnë nga ajo forcë politike që është normale, që u paraqet shqiptarëve një alternativë tjetër zhvillimi dhe jo nga një bandë që është gati të marrë edhe armët në mënyrë që të marrë pushtetin dhe pastaj SHBA-të të « detyrohen » t’ua heqin « non gratën » sipas mendjes së tyre boshe.

Kjo devizë e opozitës ngjan me luftërat sektare që bëhen në vendet radikale islamike apo në Sudan, ku një grup politik i margjinalizuar kërkon të vijë në pushtet për t’u faktorizuar.

Ndaj edhe produkti elektoral i këtij grupimi polli dy karikatura. E para, gishtat e mesit të Belos, që nga pikëpamja e shënjueshmërisë, na vizatuan një kandidat cullak që i tregon organet gjenitale korrupsionit me qenë se gishti i mesit njehsohet në imazh me organin gjenital dhe një kandidat tjetër që bën premtimin më anti-etik – funeralin falas. Pra, nga pikëpamja e imazhit, këta dy kandidatë kanë dhënë pak a shumë portretin e opozitës së sotme që ka dalë para shqiptarëve cullak dhe tund rrugëve organet gjenitale dhe sapo ikën ky imazh del një tjetër që në vend të programit me ide shet arkivola.

Në të dyja rastet nuk është thjesht çështje stili apo lajthitje mendore, është kapërcim i mendjes normale dhe një cinizëm që vjen nga pafuqia për të qenë i barabartë në një garë. Në rastine parë, të luftosh në një fushatë elektorale me organin gjenital nuk është një gjë e pranueshme, sepse në një fushatë elektorale posteri duhet të përmbajë një tekst të shurtër dhe një imazh të qartë që të shprehë fjalët kyç të programit politik. Mirëpo, nëse ti zgjedh si fjalë kyçe gishtin e mesit për t’ia treguar korrupsionit, atëherë diçka e rëndë ka ndodhur me atë kandidat dhe me forcën që ai përfaqëson.

Në rastin me të mirë, do të thoshim që është lehtësuar nga koka. Kurse shenja e dytë ajo me arkivolin është tragjike dhe sjell në vëmendje një mentalitet tribal. Vdekja është ngjarja më e rëndë në jetën e njeriut. Dhe njeriu jeton pa e përmendur atë kurrë, sepse ajo është shenjuar si fataliteti ynë. Në asnjë fushatë dhe në asnjë premtim nuk mund të përmendësh vdekjen sepse njeriu është i prirur ta harrojë atë. Ndaj edhe ai që kërkon të ndihmojë dikë, i premton gjithnjë diçka që do t’i ndryshojë jetën, jo vdekjen.

Edhe në ato raste kur një qeveri apo një pushtet i caktuar lokal, vendos që shpenzimet funerale për familjet të veçanta t’i mbulojë ajo, kurrë nuk mund ta shpallë këtë si premtim elektoral, sepse është një nonsens logjik. Premtimi është një veprim që ne marrim për të bërë diçka që t’ia ndryshojmë gjendjen e sendeve dikujt pra që t’ua ndryshojmë jetën.

Aq më tepër në një fushatë elektorale. Ai që premton se do të paguajë funeralin për zgjedhësit e tij është njësoj si ai kandidati nga Këlcyra që mallkonte nëse nuk do ta votonin. Po çfarë kanë të përbashkët këta të tre. Pra Beloja me gishtin e mesit, ky Xheloja i Libohovës me arkivolet dhe ai i Këcyrës që është bërë për rrahmet me mallkimin ? Thjesht nuk janë normalë.