osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Shaqiri – Autor i 619 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike

Ilir Shaqiri – Autor i 619 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike

Ilir Shaqiri është këngëtar, autor këngësh dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova, është veteran i UÇK-së.

Ilir Shaqiri është autor i 619 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.

Jeton në Prishtinë, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, punon në RTK..

Ka lindur më 6 dhjetor 1960 në Burojë, të Drenicës, Kosovë. Mësimet fillore i ka bërë në Turiçec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren e Prishtinë. Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë).

Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin “Rapsodët Këndojnë” në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Me Shoqërinë Kulturore “Akumulatori” të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.

Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik “Drenica”, dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. Në festivalin “Theranda 85” vlerësohet për interpretim. Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin “Festarb 1992” në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut.

Morri pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH (1994) me këngën e Naim Gjoshit, Jam Evropë. Në të njëjtin vit morri pjesë në festivalin ndërkombëtar “Folkmoot USA 1994” në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin “Kënga Shqiptare” në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv “A.D. – Vite të rëndësishme”, me regjisorin Isa Qosja.

Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb,.

Albumet, veprat
Djem petrita ka rritë Drenica (1988)
Luma e kuqe ka lidhë besë (1989)
Falë të qoftë gjaku Kosovë (1989)
Fjalët e Qiririt (1990)
Plisat udhëtojnë kah dielli, video-projekt (1990)
Këngë e rrallë (1991)
Kthehu, video-projekt (1991)
Këtu kam folenë (1992)
Liri, audio dhe video-projekt (1993)
Ta shoh blerimin në sy (1996)
AD, Vite të rëndësishme (1997)
Tingujt e zjarrtë (1994)
Këtu shkëlqen plisi (1998)
Thirrja e shpirtrave (1999)
Clirimtari (1999)
Garda e Kosovës (2000)
Këngët e Përndritjes (2001)
Bota e rinisë (2002)
Kujdes lirinë (2003)
Ringjallje (1998)
Dridhe Shkup e Shkodër (2004)
Lugina e dashurisë (2005)
E di një këngë për ty (2006)
100% SHQIP (2008)
Pranë diellit (2007)
Ka botuar 100 këngë, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (2012)
Eshtë autor i shumë krijimeve muzikore për filma dokumentarë dhe teatër
Herizëm dhe dashuri, autobiografi nga Gjenerali Kudusi Lama
Ka krijuar dhe interpretuar mbi 600 këngë në frymën e muzikës së lehtë dhe popullore, shqiptare
Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës” (2014)
Ka botuar romanin “Tan Temali”, me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë (2014)
Romanin “Lemza e dheut”, me LSHK , në Prishtinë (2016)
Eshtë skenarist i filmit të gjatë artistik “Kangjelet” (2016 – 2017)
Mirënjohjet
Mirënjohje nga Ushtria Clirimtare e Kosovës (1999)

Nderi i Odës Dibrane (2006)

Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.[4] “Artist i Merituar” (2011)

Mirënjohje nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë (2014)

Medalje nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë (2014)