Presidenti Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e djeshme ne emisionin ‘Opinion’ zbuloi se në një takim që ka pasur në vitin 2002 me Fatos Nanon, ai i ka kërkuar që të bëhej President, ndërsa Meta kryeministër i vendit. Sikurse deklaroi në emision, Meta tha se e refuzoi këtë propozim të Nanos.
Pikërisht për këtë deklaratë të Metës, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
“Paska qene katandisur posti i kryeministrit tone si Derri Maç, askush nuk e “paska dashur” dhe gjithmone me te “ngecur”.
Vajten “dem” gjithe keto figura duke u bere nga halli kryeministër”, shkruan Romeo Kara.