Tek porta hyrëse e Presidencës shikon përditë që hyjnë e dalin me dosje në duar e ccanta të varuara mbi bark, disa ish-drejtorë dhe zyrtarë të lartë të administratës publike, ish-përfaqësues shtetërorë të LSI në institucionet e qeverisë “Rama-1”, të kapur, të skeduar e të shkarkuar për korrupsion, për punësime klienteliste, për diploma false, për presione lekësh mbi bizneset në emër të partisë “Kryemadhi-Meta” dhe për mbushjen e zyrave, me individë të “damkosur” për krime!
Megjithëse këta ish-drejtorë të LSI, kanë të hapura dosje hetimore, si zyrtarë shteti “bisht qeni” dhe si “intelektualë dru me pre”, prej 5-8 muajsh ata janë bërë pjesë e administratës në Presidencën e Republikës, të rekrutuar, punësuar dhe emëruar në detyra e poste drejtuese brenda saj, vetëm se janë të zgjedhur dhe shërbëtore të bashkëshortëve pronarë të LSI.
Pasi ka marrë me vete në Presidencë, shërbestarët e LSI sekserë, familjarë, menaxherë të guroreve dhe djem , vajza e lloj-lloj rondokopësh analfabetë nga “fshati” i tij, në këto 10 muaj President Republike, Ilir Meta futi një e nga një në zyrat e Presidencës edhe ish-drejtorët e LSI, sekretarët e përgjithshshëm, krye-audituesit, zv/ministra, kryetarë tenderash nëpër ministri e ente publike, zyrat e puneës , konsuj, shefa në AKBN, këshilltar ushtrie, arsimi, kulture, energjie, drejtësie e sporti.
Sipas informacionit që disponon “PAMFLETI”, rezulton se Ilir Meta u ka dhënë “strehim ekonomik”, 24 ish-drejtorëve qendror dhe zyrtarëve të lartë, që qeveria “Rama-2” i përzuri nga Posta, Drejtoritë e Auditeve, OSHEE, KESH, OST, Enti Rregullator i Ujit, inspektoratet e punës, turizmit, mjedisit, inspektoriatet teknike, peshëmatjes, shëndetësor e ushqimor, nga prefekturat, drejtoritë e Burgjeve, rrugëve, faramacive, nga ministria e Bujqësisë, Arsimit, Shëndetësisë, Drejtësisë e Kulturës.
Sipas dosjeve që ka Zyra e Burimeve Njerëzore në Presidencë, këta ish-drejtorë të LSI figurojnë të punësuar me konkurse të hapura, por që ccuditërisht “janë fituar” vetëm nga ish-drejtorë dhe të zgjedhur partiak të LSI, të emëruar nga Meta poste kryekëshilltarë, këshilltarë, ndihmës këshilltarë e drejtues sektorësh, sipas sektorëve që kanë pasur kur kanë qenë drejtorë e funksionarë në adminisratën shtetërore, disa prej të cilëve edhe me diploma false…/Pamfleti/