Meta e ka nisur mëngjesin e sotëm me boronicat e Tropojës. Ka qenë vetë Meta ai i cili ka shkruar në rrjete, teksa shfaqet në një foto me një tas me boronica.
“Mrekulli ta nisësh ditën me boronicat e Tropojës. Çfarë super-antioksidanti!”, shkruan Meta.
Nuk dihet nëse ky është një thumb për Shkëlzen Berishën dhe babin e tij, duke qenë se Zeni ka hapur një fabrikë boronicash në Gërdec, atje ku vrau dhjetëra persona e plagosi qindra të tjerë.
Aika takuar edhe humoristin Albano Bogdo. Sipas Metës, është kënaqësi kur dëgjon ide dhe kritika nga artistët me shpirt të lirë.
“Kënaqësi kur degjon ide, por sidomos kritika, nga një artist me shpirt të lirë.
Albano Bogdo nuk është vetëm një aktor shumë i dashur humori, por dhe një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik”, shkruan Meta.
Nuk dihet si e ka pritur Bes Kallaku këtë takim, me të cilin Meta u bë disa kohë që nuk poston foto.