I shoqëruar nga forca të shumta të Gardës së Republikës dhe forca policore Presidenti Meta zgjodhi të kalojë natën e mbrëmshme në Valbonë.
Në pamje të parë duket normale, si një tur relaksi në Alpe për t’ju dhënë fund pushimeve presidenciale nëse në ambientin e ngushtë të miqve ai nuk do t’i drejtohej një idhtari tropojan të LSI-së.
“Jo më kot i zgjodha këto gryka kreshnikësh, se pikërisht këtu në verën e vitit 1924 Bajram Curri ndezi i pari pishtarin e Revolucionit…”.
Le ta përkthejë lexuesi këtë mesazh kërcënues force të Presidentit të Republikës.