Ilir Meta është shprehur i prekur shumë për një gafë të deputetit socialist Toni Gogu, në një postim që ai ka bërë në rrjetet sociale.
Gogu, ka shpërndarë këngën e Hajredin Pashës në facebook, duke shkruar se ai ishte heroi i dibranëve. “170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione”, shkruante Gogu në Facebook.
Postim që e ka korigjuar më pas duke shkruar “170 vite këngë e lavdi, dedikuar heronjve dibranë. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione”. Gafa e deputetit të PS-së ka irrituar menëjerë mbështetës të opozitës, që përveç se e kanë bombarduar me komente, ka pasur edhe pastime e shkrime lumë, ku e përgjithësonin mungesën e kulturës historike si problem i mazhorancës.
E këtu ka ndërhyrë edhe Ilir Meta, i cili është shumë i pasionuar për historinë, sa kur ishte President dekoroi të gjithë heronjtë e hershëm e të rinj, që ishin dekoruar në të shkuarën.
Vetëm “Rilindja” mund ta ngatërronte Hajredin Pashën, me Legjendën e Dibrës dhe të mbarë kombit, Elez Isufin’, shkruan Meta në Facebook. Në fakt, Elez Isufi, një nga emrat e njohur të luftrave për liri në zonën e Dibrës, ka lindur 20 vite më vonë betejës së zhvilluar në Fushën e Gjoricës, në vitin 1844, për të cilën bën fjalë kënga e njohur e “Hajredin Pashës”.