osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta simbol i korrupsionit, presidenti i kthen përgjigje amerikanëve

Ilir Meta simbol i korrupsionit, presidenti i kthen përgjigje amerikanëve

Presidenca ka reaguar pas artikullit të publikuar në Freedom House, ku thuhej se Presidenti Ilir Meta cilësohet si ‘simbol korrupsioni’. Presidenca shpreh keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti, duke e quajtur atë në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.

Zëdhënësi i Metës sqaron se zgjedhja e Presidentit është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik, duke shtuar se Presidenca është e gatshme të bashkëpunojë edhe me Freedom House.

Më tej, në reagim thuhet se nëse Freedom House është i interesuar të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve.

“Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.

Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.

Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House”