osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta shkallon live: O llaxore, hahahhahahaha jam i ri unë, për popullin në autobuzin e Belos

Ilir Meta shkallon live: O llaxore, hahahhahahaha jam i ri unë, për popullin në autobuzin e Belos

Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili e etiketon në fushatë si “Like floriri” dhe e ka shënjestruar së bashku me Sali Berishën, si politikanë të vjetër e të konsumuar.

Meta deklaroi se koalicioni “Bashkë Fitojmë”, e ka bazuar fushatën te problemet e qytetarëve dhe jo në propagandë, ndërkohë që akuzave të Ramës i është përgjigjur me një të qeshur të madhe dhe e ka quajtur “llaxore”.

*Shfaqet sinkroni ku Edi Rama etiketon Metën si “Like floriri” në mënyrë të përsëritur.

Ilir Meta: Çfarë u ofron qytetarëve kjo?

Ylli Rakipi: Këtu e ka përqëndruar fushatën Edi Rama.

Ilir Meta: Ku ta përqëndrojë ai? Shiko strukturën e shpenzimeve të Tiranës. Tregon si kanë rënë investimet kapitale nga 2016, ka rënë në 18%. Janë shtuar shpenzimet për ahengje, për paga. Investimet, nga 34% kanë përfunduar në 18%. Çfarë të thotë ai? Nga katër mijë vetë që kishte Bashkia e Tiranës, sot ka tetë mijë vetë. Ky që tha që do të ulë numrin e të punësuarve. Çfarë të thotë ky?

Cfarë t’ju thotë atyre të Astirit? Po atyre të Freskut që u ka hequr ujin? Kush jam unë, e dinë qytetarët. Por, që Shkodra të votojë këtë, që i hoqi drejtorinë e arsimit? Ja hoqi Shkodrës ky. Ka hequr drejtorinë e arkivave të Shkodrës dhe e ka çuar në një rreth tjetër. Ai t’ju bëjë thirrje grave të mbyllin burrat, nuk ka problem…

Ylli Rakipi: Këtë fushatë ai e ka bërë edhe në vitin 2021, sepse i rezulton strategji e mirë.

Ilir Meta: Le të vazhdojë ai, ne vazhdojmë me autobusin e Belos.

Ylli Rakipi: Ore më duket se bashkë me Belon keni hypur edhe ju në autobus. Ky në 2021 ka fituar me këtë strategji, duke thënë janë politikanë të vjetër.

Ilir Meta: Edhe ky është më i ri se unë?

Ylli Rakipi: Po kështu thotë.

Ilir Meta: Hahahhahahhahahhhahahhahhahahaha.

Ylli Rakipi: Jo në moshë por në politikë.

Ilir Meta: Ti e nise gabim, the asnjë nga kandidatët nuk del të debatojë. Kjo është gabim. Ai nuk ka asnjë kandidat, që të dalë përballë kandidatëve të koalicionit tonë. E ka ftuar Këlliçi, Boçi, Cara dhe ai nuk del. Prandaj kërkon të spostojë vëmendjen nga dështimi total.

Ylli Rakipi: Këtë pyetje e bëjnë shumë njerëz në Shqipëri; Ore mirë Edi Rama është i keq, po prapë me Metën dhe Berishën?

Ilir Meta: Prandaj ne kemi Belind Këlliçin. Kemi Luçiano Boçin, Igli Carën. Këta janë njerëzit e duhur.

***

Ilir Meta: Ne nuk kemi fare kundërshtar, por kemi një llaxore që ju bën thirrje grave të mbyllin burrat në shtëpi. I them karagjozit ti nxjerrë kandidatët dhe të mos fyejë më shqiptarët. Po ka gjë me Ilir Metën, të vijë këtu. Por, t’i nxjerrë kandidatët popullit shqiptar. Të nxjerrë këtë të Tiranës, të dalë me këtë djalin që ka program dhe të bëjë debat. Të nxjerrë atë të Durrësit me Igli Carën. Këtë punë të bëjë ai.