osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta sfidon Ramën, sulmon qeverinë nga universiteti i Cacit: Dekoron pedagogun që bllokoi paktin e detit me Greqinë

Ilir Meta sfidon Ramën, sulmon qeverinë nga universiteti i Cacit: Dekoron pedagogun që bllokoi paktin e detit me Greqinë

Ilir Meta po thellon nga dita në ditë luftën me qeverinë. Teksa po e sheh se si Basha po lë në baltë nga dita në ditë Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën, Meta po teton të marrë situatën në dorë, duke sulmuar mazhorancën sa herë i jepet mundësia. Por dje presidenti ka sfiduar hapur kryeministrin, pasi e ka sulmuar nga një aktivitet i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në pronësi të Anastas Agjelit, deputetit të PS.

Ky universitet kremtonte dje 10-vjetorin e themelimit dhe i ftuari kryesor ishte presidenti, i cili përveç elozheve për këtë universitet, sulmoi indirekt qeverinë në shumë raste. Një ndër to është ligji për arsimin e lartë, duke thënë se ai ka dështuar. “Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të arsimit të lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të duhur për një funksionim më të mirë dhe më cilësor e më të aksesueshëm të universiteteve publike.

Njëkohësisht edhe përsa i takon përfshirjes së duhur edhe të studentëve në organet përfaqësuese dhe administrative. Reforma në arsimin e lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse dhe duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe njëkohësisht të përdorimit dhe menaxhimit të burimeve të brendshme njerëzore dhe financiare të universiteteve në mënyrë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika”, tha Meta.

Karta e studentit

Presidenti lëshoi sulme dhe për kartën e studentit, duke thënë se vonesat janë të patolerueshme. Po ashtu nuk munguan kritikat dhe për kushte në universitetet publike. “Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”, tha ai.

Po ashtu thumboi qeverinë për largimin e të rinjve dhe kërkoi që të ketë dialog për situatën politike në vend. “E kemi të domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, jo vetëm në mjediset universitare e shoqërore, por edhe në ato politike, duke qenë gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht. Jam shumë i shqetësuar nga fakti që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, e po kështu edhe të studentëve, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Kjo sjell jo vetëm probleme demografike, por në radhë të parë sociale e familjare, madje edhe kombëtare”, tha ai.

Meta dekoron negociatorin e paktit të detit

Por sfida më e madhe që ju bë qeverisë dje është se Ilir Meta dekori negociatorin që bllokoi paktin e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bëhet fjalë për Ksenofon Krisafin, i cili është njëherësh rektor i Universitetit Mesdhetar të Angjelit. Meta i dha atij Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me argumentin se ka kontribuuar në çështjet diplomatike.

Dekorimi erdhi si për ironi në të njëjtën ditë kur kryeministri Rama u takua me kryeministrin grek Aleksis Tsipras dhe në fokus të bisedës ishte dhe mundësia e rinisjes së bisedimeve për kufirin detar. Ishte presidenti ai që bllokoi negociatat përmes Ksenofon Krisafit. Palët arritën një marrëveshje paraprake, por Krisafi nuk e firmosi dokumentin dhe u ankua te Meta.
Ky ishte dhe personi që e propozoi atë si negociator, pasi nuk bënte pjesë në listën e Ministrisë së Jashtme. Më pas Meta bllokoi paktin duke kërkuar që të bihet dakord mes gjithë negociatorëve. Por Krisafi vijonte kundërshtitë dhe kjo bëri që Greqia të tërhiqej në momentin që u largua Nikos Kotzias.

Pra, fakti që Meta sulmoi qeverinë nga një aktivitet i mbajtur nga universiteti i deputetit të PS dhe po ashtu dekoron personin që bllokoi negociatat me Greqinë, duket qartë se është një sfidë ndaj qeverisë. Po ashtu kjo tregon se Meta do të bëhet protagonist dhe të bëjë opozitën që nuk po e bëjnë dot PD e LSI. /Kliti Topalli