Gazetari Adriatik Doçi, i cili ka kallëzuar penalisht Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe vëllanë e kësaj të fundit Drini Kryemadhi për korrupsion dhe pastrim parash ka nxjerrë detaje të forta nga hetimet e SPAK. Në një intervistë televizive, z.Doçi paralajmëron se fundi për Ilir Metën do të jetë “i hidhur”. Sipas tij, ai rrezikon të dënohet deri në 15 vite burg.
Ai thotë se e gjithë pasuria do t’i sekuestrohet. Nga ana tjetër, Doçi zbulon se pasuritë që janë zbardhur prej tij në një nga investigimet e tij, të cilat Meta i ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, pritet t’i hapin shumë problem.
Po ashtu, gazetari thotë se Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë pjesë e hetimit për çështjen e lobimit në SHBA, për operacionet estetike dhe nisur nga këto akuza që po hetohen, kanë nisur hetimet për pasurinë e tyre të vënë që prej vitit 2003 e deri më sot.
-Zoti Doçi, kemi parë së fundmi deklaratat e zotit Meta, ka folur në lidhje me mosbesimin ndaj SPAK-ut duke kujtuar nga njëra anë atë ç’ka ndodhi në zgjedhjet parlamentare të 2021, incidentin e Elbasanit ku mbeti i vrarë edhe një person. Për të vërtetuar që në fakt ne kemi bërë tha ai shumë akuza, kemi dërguar denoncime në SPAK, kështu që nuk ka marr seriozisht asgjë…
Është një strategji e tij, e natyrshme dhe banale për konflikt interesi pasi është një person nën hetim. Duhet të kemi parasysh që rrezikon deri në 15 vite burg, rrezikon t’i sekuestrohen të gjitha pasuritë që nuk kanë burim ligjshmërie.
-Marrja në pyetje në 12 qershor e Monika Kryemadhit nga SPAK ka lidhje me hetimin nga Metës apo është një hetim më vete?
Ilir Meta po hetohet për çështjen CEZ-DIA, ndërsa Monika Kryemadhi nuk është pjesë e hetimit të dosjes CEZ-DIA. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë është pjesë e hetimit për çështjen e lobimit në SHBA, për operacionet estetike dhe nisur nga këto akuza që po hetohen, kanë nisur hetimet për pasurinë e tyre të vënë që prej vitit 2003 e deri më sot. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, kanë të deklaruar një pasuri deri në 10 milion euro.
Ditët e fundit unë kam zbuluar një pjesë tjetër të pasurisë, që dyshohet që Ilir Meta e ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij. Si burime të ligjshme, kane deklaruar dy kredi që është në vlerë 100 mijë dollarë gjithsej. Kanë krijuar një pasuri përrallore pa futur dorën në xhep.
-Përse Monika fajëson kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka thënë se isha për t’u përgjigjur rreth padisë së rreme që ka bërë Veliaj me suflerët dhe shërbëtorët e tij. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në baze të të dhënave të mia dhe të atyre që ka mbledhur SPAK, ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që janë ngritur.
Unë flas në pozitat e një gazetari investigativ, jam dhe në cilësinë e një personi që unë kam bërë, një nga katër kallëzimet që janë bërë për korrupsionin e dyshuar të çiftit Meta-Kryemadhi. Është një strategji e tyre mbrojtje, për të sulmuar kallëzuesin e duke e paraqitur si sufler apo ushtar të Erion Veliajt, por përgjigja ime është që unë kam bërë kallëzime edhe për përfaqësues të mazhorancës, që kam konstatuar fakte korruptive.
-Pra ti je një nga suflerët, sipas Kryemadhit?
Sipas Kryemadhit, jam një nga suflerët e Erion Veliajt. Unë kryebashkiakun e kam parë vetëm në televizor dhe nuk kam asnjë lloj raporti. Kam bërë kallëzime edhe për ministra e ish-ministra, e madje në bazë të kallëzimit tim sot ish-zv.
Kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati. E nëse unë do të isha nën komandën e Erion Velisë, së paku nuk do të bëja kallëzime ndaj përfaqësuesve të mazhorancës. Nga ana tjetër, Meta kapi varenë duke kundërshtuar TEC-in. Një pyetje kam unë, përse Meta nuk përmend personazhin, biznesmenin që po ndërton TEC-in dhe ministrat që kanë firmosur për këtë TEC. Mos është vetë Ilir Meta ai i cili propozoi kur ka qenë ministër i Energjetikës dhe e kundërshton sot.
-Si e shihni deri më tani punën e SPAK?
-Është e natyrshme që përmes kokave të politikës ke dhe një lloj solidariteti për t’u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë. Dy janë shtyllat e SPAK-ut, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit. Në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK e justifikon veten te publiku me 80% të besimit ndaj tij si institucion nga sondazhet, raportet e BE dhe raportet e DASH. Sot të gjitha bandat kriminale që janë në Shqipëri, ose janë në kërkim ose janë në burg.
Pra, janë goditur nga SPAK- u e tashmë po vazhdon dhe faza e dytë e goditjes që bëhet përmes pasurisë. Te lufta kundër korrupsionit ka një lloj pikëpyetje dhe mos besimi deri diku. Janë dhënë disa mesazhe të qarta, janë disa dosje, is p.sh dosja e Arben Ahmetajt e të mos harrojmë sesa ish-ministra e ish-kryebashkiakë që janë sot në burg, nuk kanë qenë as përgjatë pluralizmit politik në këto 30 vite.