Denoncimi/ Gafa e Ilir Metës, fyen Tropojën!
Pak ditë më parë Presidenti i Republikës zbarkoi në Tropoje me një tufë dekoratash si dhe komplimentesh për Sali Berishën!
Të gjithë të dekoruarit tropojas e meritonin, sidomos maestro Skender Haklaj i cili po ngulmon ta legjitimoje Kërcimin e Tropojës si pasuri e UNESKO-s.
Mirpo çuditërisht aty u dekoruan me titullin “Mjeshtër i Madh” njerëz pa asnjë lidhje as me vallen e as me Tropojën.
Eneida Çami ishte një e lauruar me çmimin “Mjeshtër i Madh” e cila në CV-në e saj ka vetëm qënien si police bashkiake sa kohë që në krye të saj në Tirane ishte Florenc Hoxha.
Presidenti “rigoroz”dhe në kqyrjen e një Gjenerali si Sandër Lleshi, si ka mundësi të neglizhoje këtë rast që ka të bëjë drejtperdrejtë me detyrën e tij.