Ilir Meta ka deklaruar se në veprimtarinë e saj, opozita ka qenë e kapur dhe e shitur.
Për këtë arsye, sipas tij, Shqipëria të përfundonte në atë rezultat të zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.
Madje, Meta shpjegoi se ai e kishte paralajmëruar opozitën se nuk e mundte dot nën drejtimin e Lulzim Bashës të cilin e cilësoi si një ‘kec’, për të përmbysur Edi Ramën.
“Opozita ka qene e kapur dhe e shitur. Ndaj ndodhi ajo qe ndodhi me 25 prill. Madje e kam paralajmëruar me herët: Pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën”, u shpreh Meta?
Në fakt, Ilir Meta harron se ai bëri më shumë fushatë, se Lulzim Basha.
Dhe Rama nuk mundi vetëm Bashën, por edhe Ilir Metën, që në mënyrë të paprecedentë, edhe pse president, bëri fushatë elektorale.