Për 30 vite, Ilir Meta ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në kurriz të shqiptarëve, por gjithashtu ka bërë një pasuri marramendëse dhe është dora e fshehtë e shumë masakrave të kryera në këtë vend.
Ai ka qenë nga deputet, kryetar partie, zv.kryeministër, kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër ekonomie, kryetar Kuvendi, President i Republikës dhe tani është kryetar i Partisë së Lirisë.
Por pavarësisht se ka provuar çdo lloj posti politik, Meta është i pangopur. Pasditen e djeshme ai tha në emisionin “Kjo Javë” se dëshiron të kalojë edhe njëherë të gjitha shkallët që ka kaluar më parë.
“Aktualisht e shoh veten sikur e kam filluar nga e para. Unë do t’i kaloj të gjitha ato shkallët që kam kaluar njëherë, do t’i kaloj të gjitha pa asnjë diskutim.
Më keni këtu në 25 vite, në mënyrë aktive në jetën politike të vendit dhe gjithmonë i hapur për llogaridhënien, gjithmonë transparent”, u shpreh ai.
Sondazhi i fundit e rendiste Ilir Metën .si politkan dhe njeri i mijëra të zezave në shqipëri dhe sipatizantët e tij ishin një turnmë prej 80 vetash mes 1000 të anketuarve pra 4% e sigurisht këta janë ish antarët e Lëvizjes së Spiunit të Irrituar dhe bashkëpuntorët e tij.
I pyetur nëse do të kërkojë sërish të jetë kryeministër, Meta deklaroi: “Pa asnjë diskutim. Në çdo pozicion. Si President, mbas 25 vjetësh”. Kjo është një endërre e keq që nuk bëhet realitet e ndoshta këto poste do ja japin të burgosurit kur në vend të Likes ta thërrasin njëher president njeherë kryetar, njëher shef apo çdo emër tjetër që u kujtohet një mynyrë për tu tallur me të dhe kënaqur veten me shokun e rëndësishëm të burgut. /Ekskluzive.al