Presidenti Ilir Meta e ka humbur pjesën e parë të ndeshjes së Kombëtares Shqiptare të Futbollit kundrejt skuadrës së Bjellorusisë.
Teksa futej në stadium, Meta ka dhënë një prononcim të shkurtër për “AbcNews”, duke u shprehur se sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi i kishte premtuar dje se do të shënonte një gol.
Për shkak se kishte marrë vesh rezultatin rrugës për në stadium, kreu i shtetit u shpreh i ekzaltuar për fitoren e kuqezinjve.
“Është kënaqësi që të jem pranë kuqezinjve, Cikalleshi ka premtuar një gol dje në telefon, ka bërë dy deri tani mos gaboj, shpresoj që të mbyllet me fitore.
Janë të paparë, kuqezinjtë e Shqipërisë edhe gratë e Bjellorusisë (referuar protestave kundër Lukashenkos) janë të paparë, faleminderit” tha kreu i shtetit nga stadiumi “Air Albania”.