osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta në prag burgu, presion qeverisë dhe partnerëve me bllokimin e marrëveshjes me Greqinë. Kërkon të shpëtojë dhe edhe Sali Berishën

Ilir Meta në prag burgu, presion qeverisë dhe partnerëve me bllokimin e marrëveshjes me Greqinë. Kërkon të shpëtojë dhe edhe Sali Berishën

Ilir Meta bën përpjekjen e fundit për të shpëtuar veten dhe partnerët e vet nga burgu. Me një mijë akuza në kurriz, për trafik droge, për abuzim me paratë e shqiptarëve, grabitjen e floririt të Kërrabës dhe videot e famshme ku kërkon 700 mijë euro për një firmë biznesi, Ilir Meta në postin e Presidentit kërkon të bëjë presion mbi qeverinë shqiptare si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Bëhet fjalë për paralajmërimin që Meta me tagrin e Presidentit ka bërë për të bllokuar marrëveshjen e Detit me Greqinë dhe të gjitha negociatat me qeverinë e vendit fqinj për zgjdhjen e çështjeve të mbartura duke filluar nga ligji i luftës e deri tek zgjidhja e çështjes çame.

Nuk ka rëndësi se kush është kryeministër, në rastin konkret është Edi Rama që ka një milion kusure të vetat, por ama ka të gjithë të drejtën e zotit, ligjit dhe të Kushtetutës që të negociojë me homologun e tij grek Aleksis Tsipras, bashkë me ministrin e Jashtëm Bushati dhe homologun e tij Kotzias për zgjidhjen e çështjeve të mbartura dhe të trashëguara mes dy vendeve.

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, kanë të gjithë të drejtën e zotit, të ligjit dhe të Kushtetutës së BE e SHBA por dhe të konventave ndërkombëtare që të ushtrojnë funksionet e tyre në emër të shteteve që përfaqësojnë do apo nuk do Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Pikërisht për këtë arësye, Ilir Meta po shkel Kushtetutën e vendit, ligjet e vendit të gjithë njëherësh, që nga pozicioni i një presidenti honorifik në një republike parlamentare dhe jo presidenciale siç është Shqipëria, duke kërkuar që të drejtojë negociatat, të ketë të drejtën e përfaqësuesve në grupin negociator dhe të ketë të drejtën e vendimmarrjes në këto negociatave. Pra Meta pritet t’i kërkojë Ministrisë së Jashtme të rishikojë rolin e Presidentit, duke i dhënë këtij të fundit jo vetëm përfaqësim në grupin negociator, por edhe fuqi vendimmarrëse përpara nënshkrimit të marrëveshjes.

Në kundërshtim me Kushtetutën ose ndoshta kërkon dhe ndryshime të reja në Kushtetutë për këtë rast. Ilir Meta si President, në bazë të Kushtetutës aktuale në fuqi, ka vetëm të drejtën e dhënies së plotfuqishmërisë grupit negociator. Pra ka të drejtë ti certifikojë negociatorët, e drejtë që i buron jo vetëm nga Kushtetuta por dhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e detit të nënshkruar nën qeverinë e Berishës nga ish ministri i Jashtëm Lulzim Basha me homologen greke të asaj kohe Dora Bakojanis më 2009.

Ilir Meta kërkon të jetë vendimmarrës, e papërcaktuar në asnjë nen apo paragraf të Kushtetutës së Shqipërisë, ligjit por dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Një gjë e tillë është e papërcaktuar as në radhët e palës greke, pasi Presidenti grek nuk është i përfshirë në negociatat e qeverive respektive, të Greqisë dhe Shqipërisë për marrëveshjen për detin, çështjet e trashëguara dhe çështje të tjera të mbartura mes Athinës e Tiranës zyrtare.

Meta kërkon të bëjë presion me bllokimin e kësaj marrëveshjeje, dhe sinjalin e parë e dha që kur ftoi për mendim Sali Berishën. I cili ka një konflikt të theksuar interesi jo vetëm me marrëveshjen, që mbron atë të vitit 2009 të nënshkruar nga ai vetë, por dhe me Kushtetutën, ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Madje ai për cënim të tërësisë territoriale të vendit, akuzë që buron direkt nga vendimi i Kushtetueses, duhej të ishte sot në burg. Dhe jo të shkelte në derën e Presidencës dhe ti merrej mendim për këtë punë.

Ndërkohë që Meta sinjalin e dytë e dha mbrëmë teksa nxori ‘zarin’ e tij, ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani që deklaroi se Ilir Meta si President duhej të kryesonte negociatat e Shqipërisë me Greqinë. Por dhe një qorr e di se ka paritet në bisedimet mes palëve, dhe njësia bazë në takime dhe bisedime është pariteti mes palëve. Nuk mund të kryesojë presidenti honorifik bisedimet e njërës palë me palën tjetër që nuk ka presidentin respektiv në krye të grupit negociator të vendit të tij.

Ndaj Ilir Meta i bën presion qeverisë së Ramës por dhe ndërkombëtarëve me bllokimin e marrëveshjes me Greqinë, një përpjekje e fundit kjo për të krijuar probleme dhe për të shpëtuar nga burgu që tashmë është i sigurtë. Dhe bashkë me veten kërkon të shpëtojë nga qelia dhe Sali Berishën, njeriun që ka vrarë, prerë dhe vjedhur tërë këto vite, duke e “rehabilituar” dhe futur në lojën e marrëveshjeve me vendin fqinj. Dhe në konflikt interesi madje.

Pritet së shpejti një qëndrim i qeverisë por dhe i partnerëve ndërkombëtarë për këtë konflikt të ri që Ilir Meta kërkon të hapë në prag të hapjes së negociatave me Greqinë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve por dhe me Bashkimin Evropian. Dhe ndërkombëtarët i kanë bërë letrat tashmë, gati janë për masat./Pamfleti.com